Një grua e re më shkroi historinë e mëposhtme nga qelia e një burgu:
Jeta ime ka qënë si të isha një shishe. Gjithmonë mendoja se do të isha diçka e veçantë. Ndoshta do të përdoresha për të mbajtur ndonjë ilaç të kushtueshëm, ose mund të përdoresha si një vazo e bukur në tryezën e ndonjë personi të pasur. Por përfundova si një shishe e thjeshtë jeshile, poshtë një rripi transportieri dhe e mbushur me verë të lirë.
Më paketuan bashkë me një tufë shishesh të tjera dhe më dërguan në një qytet të madh, ku më lanë në një raft të errët dhe të mbuluar nga pluhuri për një kohë të gjatë. Më pas ndodhi diçka akoma më e keqe. Një mirëdashës vere më tërhoqi nga rafti dhe më çoi në një rrugicë të errët. Aty ai takoi disa nga shokët e tij që pinin alkool dhe të gjithë më kaluan duar më duar derisa më përfunduan. Në fund, verëdashësit nuk i mbanin më këmbët, dhe më përplasi në mur duke më bërë copë-copë.
Për vite të tëra dergjesha atje në atë rrugicë, aq e copëtuar sa e dija se nuk kishte asnjë mënyrë që pjesët e jetës sime të bashkoheshin sërish.
Por një ditë dikush erdhi drejt meje – dikush që në të vërtetë u gjunjëzua në atë rrugicë të pistë dhe që vinte erë të keqe dhe filloi t’i mblidhte të gjitha copat e thyera. Se si ia gjeti anën, nuk e di, por ai njeri i gjeti të gjitha pjesët e mia të copëtuara dhe më bashkoi një nga një përsëri. Kanë kaluar dy vjet e gjashtë muaj që kur më gjeti në atë rrugicë dhe që atëherë i ka pastruar të çarat e mia.
I njëjti Njeri që më gjeti mua, mund t’ju shërojë edhe juve. Emri i tij është Jezus dhe Ai mund të bashkojë jetën e kujtdo, siç bëri për mua. Bibla thotë: “ Prandaj nëse dikush është në Krishtin, ai është një krijesë e re; gjërat e vjetra kanë shkuar; ja, të gjitha gjërat u bënë të reja.” (2 Korintasve 5:17). Mos qëndroni në mjerimin tuaj. Thirreni Atë që sot dhe lëreni të ribashkojë copëzat e jetës tuaj.