Mënyra më e mirë si mund t’a filloni dhe mbyllni ditën.

Zoti, Zoti, më ka dhënë gjuhën e dishepujve që të mund ta mbaj me fjalë të lodhurin; ai më zgjon çdo mëngjes; zgjon veshin tim, që unë të dëgjoj si veprojnë dishepujt. – Isaia 50: 4

Cila ishte gjëja e parë që bëtë këtë mëngjes? A e latë telefonin mënjanë, larg vetes? Po natën e kaluar? A ishte i fortë tundimi për të parë edhe pak më shumë, dhe përfunduat duke parë gjëra të pakuptimta derisa tu mbyllën sytë?

Në këto kohë pasigurie dhe trazirash, nuk është çudi që ndihemi të shqetësuar dhe të sëmurë. Në vend që t’i drejtohemi Atij të kujdeset për brendësinë e qënies sonë, sillemi rrotull të së njëjtës vorbulle. Ja diçka ndryshe.

“E fillojmë ditën në heshtje,” shkroi Dietrich Bonhoeffer, “sepse Zoti duhet ta ketë fjalën e parë. Dhe e mbyllim ditën në heshtje sepse Zoti duhet të ketë fjalën e fundit.” Zoti e thotë fjalën parë në mëngjes dhe të fundit natën kur ecim sipas Shkrimit.  Mendoni se është pak? “Njeriu nuk do të jetojë vetëm me bukë, por me çdo fjalë që del nga goja e Perëndisë”, tha vetë Jezusi (Mateu 4:4). Fryma e Shenjtë vepron përmes Shkrimit për të rifreskuar shpirtrat tanë dhe për të transformuar karakteret, zakonet dhe marrëdhëniet tona.

Më lejoni t’ju sfidoj pak: lereni Perëndinë të thotë  fjalën e parë dhe të fundit për dy javët e ardhshme. Bëjeni Shkrimin të parin dhe të fundit që shohin sytë tuaj dhe më pas dëgjoni. Ja çfarë premton Ai për vetë fjalët e Tij: “Kështu do të jetë fjala ime e dalë nga goja ime; ajo nuk do të më kthehet bosh mua, pa kryer atë që dëshiroj dhe pa realizuar plotësisht atë për të cilën e dërgova. (Mesazhi Isaia 55:11).

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Bonnie Sala

Bonnie Sala është presidente e shërbesës Guidelines. Ajo është autore e meditimeve Fillo nga e Para, meditime të cilat frymëzohen nga mëngjeset e saj të hershme kur kalon kohën personale me Jezusin dhe Fjalën e Tij. Ky program transmetohet në radiot në Amerikë por edhe në Filipine, Singapor dhe Afrikë. Ajo është një folëse ndërkombtare në konferenca të ndryshme.


Free!

REGJISTROHUNI