4 Shkurti, Dita Botërore e Luftës Kundër Kancerit

Kjo ditë është një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin e luftës kundër kancerit, si dhe për të treguar se zgjidhjet nuk janë të pamundura; ato ekzistojnë gjatë gjithë periudhës së kancerit dhe janë brenda mundësive tona.
Kanceri mund të prekë çdo njeri në mënyra të ndryshme, por secili ka fuqi të veprojë dhe të marrë masa në uljen e ndikimit të sëmundjes tek individët, familjet dhe komunitetet. Dita Botërore e Luftës Kundër Kancerit është një mundësi për të reflektuar mbi atë çka mund të bëni.
Çdo vit në 4 shkurt, kjo ditë fuqizon komunitetet dhe individët në mbarë botën për të treguar mbështetje, për të ngritur zërin kolektiv, për të ndërmarrë veprime personale dhe për të rritur sensibilizimin edhe më shumë në luftën kundër kancerit.
Sot, 9.6 milionë njerëz vdesin çdo ditë nga kanceri, duke e bërë atë shkakun e dytë të vdekshmërisë në mbarë botën. 1/3 e kancerit mund të parandalohet; kjo na jep të gjithëve arsye për të vepruar.
Në këtë ditë le të çojmë para Zotit në lutje të gjithë ata persona që janë prekur nga kanceri dhe le të shpallim shërim sepse Zoti vetëm mund të shërojë dhe restaurojë plotësisht një trup të sëmurë. Ai ka fuqinë për të mposhtur sëmundjet dhe për të sjellë jetë, aty ku ka vuajtje dhe dhimbje. Le të lutemi që Zoti të marrë kontroll dhe të thajë me rrënjë këtë sëmundje që sjell dhimbje, lot, vuajtje dhe merr jetë. Besoni se Zoti mundet dhe do sjellë shërim për atë që e kërkon me gjithë zemër.
Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI