Një reagim i arsyeshëm ndaj koronavirusit

Cili duhet të jetë reagimi i një të krishteri ndaj koronavirusit? Ka kaq shumë keqinformim që qarkullon rreth COVID-19. Rrjetet sociale janë të mbushura me mesazhe paniku dhe sugjerime të çuditshme se si të shmangim virusin. Mediat informuese ofrojnë orë pas ore raporte anulimesh, karantinimi dhe mungesash. Disa nga sugjerimet që jepen ndihmojnë, por ndërsa shkoqit atë që raportohet, ki parasysh se media shet histori për të fituar audiencë të lartë.

Reagimi i një të krishteri ndaj koronavirusit

Pra, si një i krishterë, si duhet të reagosh ndaj kësaj pandemie? Unë do të sugjeroja së pari që të mbështetesh te një burim i sigurt informimi, mbi përhapjen e virusit, si të mbrosh veten, dhe, nëse infektohesh, si të reagosh.

Nëse kthehemi pas në kohë, në shekullin XIV, shumë kohë përpara ditëve të mjekësisë moderne, Europa u shkatërrua nga Vdekja e Zezë (Murtaja). Në fakt, murtaja llogaritet të ketë marrë jetën e rreth 25 milion njerëzve në Europë – rreth një e treta e popullsisë së kontinenti! Kjo ishte qartësisht një situatë shumë serioze. Martin Luteri ishte një nga teologët e mëdhenj të asaj kohe, dhe ai u pyet se si duhej të reagonin të Krishterët. Ja çfarë tha ai:

Duhet t’i kërkoj Zotit mëshirë që të na mbrojë. Pastaj duhet të tymoj (dezinfektoj), të ndihmoj në pastrimin e ajrit dhe të pi barnat. Duhet të shmang vendet dhe personat ku prania ime nuk është e nevojshme, që të mos kontaminohem dhe të mos ndos edhe të tjerët, duke shkaktuar vdekjen e tyre, si pasojë e neglizhencë sime. Nëse Zoti dëshiron të më marrë, sigurisht që do të më gjejë dhe nëse unë kam bërë atë që Ai pret prej meje, nuk do të jem përgjegjës për vdekjen time apo të të tjerëve. Nëse i afërmi im ka nevojë për mua, nuk do t’i shmang vendet apo personat por do të shkoj lirisht siç thash më sipër. Siç e sheh ky është besimi i dikujt që i druhet Perëndisë sepse nuk është as i rrufeshëm, as i marrë dhe nuk e tundon Perëndinë.”

Kjo duket një këshillë e arsyeshme për mua!

Kështu që reagimi i një të krishteri ndaj koronavirusit duhet të jetë i tillë:

Lutu

Merr masa të arsyeshme

Mos ndërmerr rreziqe të panevojshme

Kujdesu për të afërmin tënd

Lëre veten në dorën e Perëndisë

Filipianëve 4:6-7 thotë: “Mos u shqetësoni për asgjë, por, në çdo gjë, ia parashtroni kërkesat tuaja Perëndisë me anë lutjesh dhe përgjërimesh, me falënderim. Dhe paqja e Perëndisë, që ia tejkalon çdo zgjuarësie, do të ruajë zemrat tuaja dhe mendjet tuaja në Krishtin Jezus.”

Burimi: John Ankerberg, Global 7

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI