Lajmi Fundit
prev next

Votohen zv.ministrat e rinj të Qeverisë maqedonase

Kuvendi maqedon në kuadër të mbledhjes së 13-të me 62 vota dhe 44 kundër ka zgjedhur zëvendësministrat e rinj të Qeverisë. Kryeministri Zoran Zaev tha se zëvendësministrat e propozuar janë njerëz profesionist të cilët meritojnë shansin dhe e ftoi opozitën t’i mbështesë ata. Tha se do të nxit edhe te ministrat dhe zëvendësit të bashkëpunojnë me Kuvendin. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi tha se mbledhja e 14-të e radhës do të mbahet të premten ku është paralajmëruar fjalim i presidentit të Republikës së Sllovenisë, Barut Pahor.

Shtyhet për në 2 tetor mbledhja Shqipëri-Kosovë

Mbledhja e përbashkët e Shqipërisë dhe Kosovës është shtyrë më 2 tetor. Këtë e ka bërë të ditur vetë kryeministri Avdullah Hoti përmes një postimi në Facebook. Për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës, u dakorduam me Kryeministrin Rama që mbledhjen e përbashkët të dy qeverive tona, të paraparë për këtë të premte, ta mbajmë më 2 tetor. E falënderoj Kryeministrin Rama për mirëkuptimin dhe dy ekipet tona për përgatitjen e mbledhjes” – shkruan Hoti.

Një tërmet me magnitudë 4.6, lëkund Shqipërinë

Një tërmet me magnitudë 4.6 i shkallës Rihter është ndjerë në Elbasan, Lushnje, Tiranë e Fier. Lëkundjet sizmike u shënuan në orën 01:25 ndërsa epiqendra ishte 27 kilometra nga Elbasani. Vetëm 3 minuta para tij, në 01:22 pati lëkundje sizmike me magnitudë 3.1 të shkallës Rihter. Ne Elbasan qytetarët kanë dalë në rrugë në panik nga lëkundjet që kanë ndjerë.

Moti sot, 24 shtator 2020

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu të loake. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur. 

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  14/25°C

Zonat e ulëta  18/29°C

Zonat bregdetare 19/28°C

Mijëra evropianë vdesin çdo vit nga mbidoza

Bashkimi Europian nxorri sot raportin për drogërat. Komisionerja e BE për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson përmblodhi disa fakte për raportin se si rruga e Ballkanit është furnizuesja kryesore e heroinës në BE, apo se përdorimi i drogërave po rritet vit pas viti. Komisionerja thekson edhe se droga në Europë është bërë mjaft shqetësuese, një treg 30 miliardë eurosh. Dhe fitimet qarkullojnë në banka dhe grupet e krimit të organizuar po fuqizohen duke blerë njerëz dhe duke blerë fuqi. E kështu krimi i organizuar minon shoqërinë dhe demokracise tonë, u shpreh Johansson.Droga nuk është vetëm një kërcënim i sigurisë por edhe një kërcënim shëndetësor. Mijëra evropianë vdesin nga mbidoza çdo vit. Mbi një milion marrin trajtim për abuzimin e substancave. Ku ka drogë, shpesh ka edhe armë, krim të dhunshëm dhe vrasje.” – shtoi komisionerja.

Betohet në fshehtësi Aleksandër Lukashenko

Aleksandër Lukashenko u betua për herë të 6-të si President i Bjellorusisë. I cilësuar si ‘diktatori’ i fundit në Europë, Lukashenko ka 26 vite në pushtet dhe për herë të parë po lëkundet nga protestat masive. Lukashenko u betua në një ceremoni të fshehtë dhe pa asnjë njoftim. Vetëm media e shtetit bën me dije se ai u betua sot pasi fitoi zgjedhjet e 9 gushtit. SHBA dhe BE janë bashkuar për të vendosur sanksione ndërkohë që Lukashenko me mbështetjen e Rusisë ka paralajmëruar reciprocitet teksa brenda për brenda ka arrestuar qindra protestues dhe dëbuar disa prej figurave kryesore të opozitës.

Hapet në Kosovë, Java Evropiane e Sportit

Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport  hapën sot Javën Evropiane të Sportit me konferencën e parë “Forumi për Sportin”. Kryetari i këtij komiteti Besim Hasani tha se ky organizim i cili mbahet në mbarë Evropën ka arritur të mobilizojë mbi 16 milionë njerëz për t’iu shmangur jetës joaktive. Sa i përket Kosovës, Hasani vuri në dukje se shumë pak njerëz merren me sport. Ai u bëri thirrje prindërve që ashtu sikurse i dërgojnë ata në shkollë, t’i dërgojnë edhe në njërin nga qindra klubet sportive të vendit.

 Page 1 of 105  1  2  3  4  5 » ...  Last » 
X