Si të qetësoni zemrën tuaj?

Një mëngjes, jo shumë kohë më parë, e nisa ditën si zakonisht duke lexuar pak nga Bibla dhe u luta. Por unë nuk isha e qetë në zemrën time. Ishte një nga ato rastet kur ndjeshesh i shqetësuar dhe të duket çdo gjë e pavlerë.

E di mirë se çfarë na thotë Bibla të bëjmë në situata të tilla. Në Psalmin 46 Perëndia thotë: “Ndaluni dhe pranoni që jam Perëndi”.

“Të ndalem, Zot?” Por kam mesazhe për të përgatitur, evenimente për të planifikuar, nipër e mbesa që kanë nevojë për mua – dhe burri im sigurisht meriton edhe ai pak kohë.”

Këtu është problemi. Kam harruar se Zoti mund të mikromenaxhojë të gjitha detajet e jetës sime nëse thjesht do t’ia jap Atij mundësinë. Dëgjoni, e di mirë se Zoti është në kontroll të ngjarjeve të mëdha historike, por ndonjëherë harroj se Ai mund të drejtojë edhe ngjarjet më të vogla të jetës sime – në përditshmërinë time.

Kam gjetur dhe një varg tjetër në Bibël që gjithashtu flet për këtë situatë. Është Eksodi 14:14, ku Perëndia thotë: “Zoti do të luftojë për ju, dhe ju do të rrini të qetë.” Të jesh i qetë? Është komplet e kundërta,  mënyra se si e përballoj ditën time kur jam shumë e zënë. Këto fjalë për mua janë sikur të ishin kinezçe, kur gjithçka brenda meje zien për të bërë sa mundem. Megjithatë Zoti thotë: “Rri i qetë, sepse Unë do të luftoj për ty”.

Zot, dëgjoje lutjen time sot. Dua të mbështetem tek Ti për të gjitha përgjegjësitë e supeve të mia. Më mbush me paqen Tënde që të jem  e qetë edhe kur jam shumë e ngarkuar. Më mëso të ndalem dhe të gjej qetësi në Ty. Qetësoje zemrën time sot.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Darlene Sala

Darlene Sala ka pasur një shërbesë active si gruaja e një pastori dhe këshilltare, mësuese Bible, misionare, autore dhe drejtuese e shërbesës Ndërkombtare të Guidelines. Në qendër të shërbesës së saj është të ndihmojë gratë të kuptojnë vlerën e tyre në Krishtin. Ajo flet në konferenca për familjen në kishat në SHBA, Filipine, Kinë , Ukrahinë Rusi dhe Afrikë.


Free!

REGJISTROHUNI