“Pasi shpëtohemi, pritet të ecim sipas standarteve të Perëndisë në lidhje me shenjtërinë (shenjtërimin)”

Kur lexoni premtimet e Zotit, do të zbuloni se mallkimet janë më të shumta se sa bekimet. Pse është kështu? Për të treguar se sa seriozisht e merr Zoti drejtësinë. Qëllimi i pasazheve që flasin për mallkimet është t’na kujtojë mua dhe juve se nëse shkelim standardet e Tij, me siguri që Zoti do të reagojë. Kur lexoni këtë fragment, mbase mund të pyesni: “Ku është hiri?” Hiri gjendet në zbulesën e Shkrimit. Me fjalë të tjera, është më e hirshme nga ana e Zotit që t’i parashtrojë qartë njeriut pritshmëritë e Tij, kështu që ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë dhe çfarë jo.

Disa theksojnë se   Ligji i Përtërirë 26-29 vendosin kufij për sjelljen personale. Këta kufij janë shumë të qartë dhe kur dikush i tejkalon, atëherë me siguri ka një pasojë – gjykim. Sot dyshoj se njerëzit dëgjojnë shumë për këto standarde të vështira dhe të shpejta. Ne priremi të përvetësojmë mesazhin e hirit të Mesias Yeshua-s duke menduar se ka vend për negociata në lidhje me sjelljen tonë. Megjithatë, hiri nuk ka pasur kurrë për qëllim të  ngadalësonte  proçesin e shenjtërisë . Në fakt, koncepti i hirit shpesh transmetohet në mënyrë të gabuar. Po hiri në thelb  lidhet me faljen dhe me anë të hirit njeriu shpengohet; megjithatë hiri, kur merret me anë të besimit, jo vetëm që shpëton, por sjell një transformim te marrësi. Një nga rezultatet e hirit është se na mëson të mohojmë pabesinë. Sepse Pali thotë,

“ Sepse hiri shpëtues i Perëndisë iu shfaq gjithë njerëzve,dhe na mëson të mohojmë pabesinë dhe lakmitë e botës, sepse ne rrojmë me urtësi, me drejtësi dhe me perëndishmëri në këtë jetë.”- Titi 2:11-12

Këto dy vargje pasqyrojnë rezultatin e fuqisë së Ungjillit. Hiri nuk do të thotë  vetëm që Zoti të merret me mëkatin tim; kjo është e mrekullueshme dhe çdo individ ka nevojë absolute për këtë aspekt të Hirit. Hiri gjithashtu e maturon besimtarin në mënyrë që hiri të mos vazhdojë të shumëfishojë aspektin e faljes, por përkundrazi të çojë në një jetë që i jep lavdi Zotin. Me fjalë të tjera, hiri e udhëheq dhe e bën besimtarin të sillet në atë mënyrë që veprimet e tij të jenë burim lavdërimi për Zotin.

Një person nuk shpëtohet nga kryerja e një liste të standardeve të Perëndisë, por duke hyrë në një marrëdhënie të Besëlidhjes së Re me Perëndinë me anë të Birit të Tij të Vetëmlindur, Jeshua-s, Mesisë tonë. Pastaj, pasi është shpëtuar, ai me të vërtetë pritet të jetojë në përputhje me standardet e Tij të shenjtërisë (shenjtërimit). Ky është mesazhi që Moisiu u dha njerëzve 3500 vjet më parë dhe është ende aktual  edhe sot! Cili ishte ai mesazh?

“Por në rast se nuk i bindesh zërit të Zotit, Perëndisë tënd, për të respektuar me kujdes të gjitha urdhërimet dhe të gjitha statutet e tij që sot të urdhëroj, do të ndodhë që të gjitha këto mallkime do të bien mbi ty dhe do të të gjejnë.”- Ligji i Përtërirë 28:15

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Baruch Korman


Free!

REGJISTROHUNI