Të punosh nga shtëpia pa e ndjerë vetminë

Si të punosh nga shtëpia është pyetja tani që shumë persona në vendin tonë po punojnë nga shtëpia e tyre.

Teksa koronavirus vazhdon të përhapet, kompanitë i kanë kërkuar personelit që të punojnë nga shtëpia, në mënyrë që infektimi të mbahen nën kontroll.

Në fillim, të punosh nga shtëpia mund të duket si një ëndërr: nuk ke rrugë për të bërë dhe as shpërqëndrime.

Por pasi largohet ndjesia e të bërit diçka të re, vjen me këmbë në tokë. Mund të ndihesh vetëm. Papritur shtëpia të duket shumë më e vogël. Dhe nuk ka një fund të vërtetë të orarit të punës.

 “Unë mendoj se gjëja më e rëndësishme që nënvlerësohet është ndikimi psikologjik i të qenit vetëm,” thotë David Hassell bashkëthemelues dhe CEO i 15Five, ku 40% e punëtorëve po punojnë në shtëpi.

Ja ku janë disa sugjerime se si të qëndrosh i balancuar:

Bëj një pushim

Le të jemi të sinqertë: Nuk punon tamam 8 orë në zyrë. Ka disa pushime për kafe, ecja e drekës dhe biseda me kolegët që të çlodhin pak nga puna.

Të shtypësh bunonit e pushimit gjatë ditës së punës mund të jetë sjellë më shumë produktivitet.

“Nuk do të të vjedhë efektivitetin,” thotë Julie Morgenstern, një këshilluese organizimi dhe produktiviteti. “Pushimet janë pjesë e produktivitetit; në fakt të bëjnë më të zgjuar dhe të japin prespektiva dhe përgjigje.”

Organizohu

Do të marrë pak kohë derisa të mësohesh me të punuarit në një tjetër ambient.

Nëse je ai lloj punonjësi që të pëlqen të lëvizësh nga tavolina jote për te dhoma e konferencave apo te dhoma e takimeve që të bësh punën, mos u ndje sikur duhet ta limitosh veten në një cep të shtëpisë, këshillon Rabin.

Por mendohu mirë për vendin që do të zgjedhësh për të punuar dhe sigurohu që të kombinosh ambientin me llojin e punës që po bën, sugjeron Morgenstern. Për shembull, gjej një zonë të qetë nëse puna jote kërkon që të mendohesh thellë, dhe ulu jashtë në oborr për t’iu përgjigjur email-eve.

Gjithashtu sigurohu që të caktosh disa vende ku nuk duhet të punosh.

“Duhet të rezervosh disa hapësira në shtëpinë tënde ku nuk do të punosh kurrë,” shton ajo. “Është shumë e vështirë që të çlodhesh gjatë natës nëse ke punuar në dhomën e gjumit sepse e lidh ambientin me punën.”

Zëvendësoje me një aktivitet tjetër kohën e rrugës për në punë

Një përfitim i madh i të punuarit nga shtëpia është  eleminimi i rrugës për në punë. Por kjo nuk do të thotë që dita jote e punës duhet të fillojë më herët.

“Përdore kohën e rrugës për në punë për përtëritje të vetes apo të kohën me familjen, jo për punën,” rekomandon Morgenstern.

Vendos kufi shumë të qartë

“Të punosh nga shtëpia nuk do të thotë të punosh më shumë orë,” paralajmëron Morgenstern. Ji i qartë me menaxherin dhe kolegët për axhendën tënde dhe qëndroji besnik asaj.

Dhe kur orët punës të mbarojnë, lëri mënjanë mjetet e punës që të kujdesesh për veten.

Gjithashtu duhet të jesh i qartë me anëtarët e tjerë të shtëpisë që kërkojnë vëmendjen tënde gjatë kohës së punës. Kjo është pak e vështirë tani që janë mbyllur edhe shkollat.

 “Krijo disa struktura gjatë ditës dhe përcakto kohën e lojës dhe të punës dhe organizo hapësirën në zonën e punës dhe të lojës, rekomandon Morgenstern. “Duhet të vendosësh pak rregull.”

Shfaqu

Kur është e mundur, përdor videon në vend të telefonatave të zakonshme që të krijsoh më shumë ndërveprim dhe të shmangëesh vetminë.

Tre herë në javë të gjithë punonjësit e 15Five, edhe kur punojnë nga shtëpia edhe kur punojnë nga zyra, bëjnë një telefonatë me kamer, në mënyrë që të shihen të gjithë.

 “Ne shohim fytyrat e të gjithëve pasi hapin kamerat – kjo është shumë e rëndësishme,” thotë Hassell.

Socializohu

Të punosh nga shtëpia do të thotë që nuk mund të shkosh te zyra e kolegut për të biseduar apo të ndeshësh dikë në korridor dhe të flasësh për planet e fundjavës.

“Nëse merr energji kur je i rrethuar nga njerëz të tjerë, puna në shtëpi është dëshpëruese.”, thotë Morgenstern.

Por ndërveprimi social mund të ndodh edhe nga shtëpia – thjesht duhet të jesh më aktiv. Kontakto rregullisht skuadrën dhe menaxherin. Kështu, jo vetëm do të mësosh më të rejat, por gjithashtu të zgjidhësh çdo problem apo paqartësi.

Përdor FaceTime-in ose thjesh mesazhet që të flasësh me kolegët dhe të shmangësh vetminë.

Burimi: CNN Business

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI