Si të presim me besim kohën e Zotit?

Kur isha e vogël, këndonim një këngë nga Ungjilli që thoshte,

“Një ditë do të mësojmë gjithçka,

Një ditë do e kuptojmë pse.”

Lindës, e cila shërbeu për shumë vite si ekonomiste në Shërbesën e Udhëzimeve, i kanë ndodhur gjëra të cilat nuk mund t’i kuptojmë pse – tre herë ju shfaq kanceri, bëri katër operacione dhe kimio që i shkatërruan pjesën dërrmuese të tiroides. Ka bërë operacion zemre si dhe pesë angioplastika.

Përveç kësaj, për shkak të problemeve që vajza e saj pati, Linda e rriti nipin e saj vetë që kur ishte 22 muajsh. Por goditja finale i ndodhi kur e telefonuan për ti thënë se dy gratë me të cilat ndante qeranë i kishin vrarë vajzën. Duke e lënë nipin e saj  pa nënë, e pa baba.

Nëse do e takonit Lindën , nuk do e kuptonit kurrë që ajo ka vështirësi të tilla, sepse ajo fal dashuri për këdo që takon. Unë mendoj se kjo është për shkak se zemra e saj është zbutur, dhe  nuk është hidhëruar nga vështirësitë që ka pasur. Kur e pyeta se si ia ka dalë mbanë, më tha:

Lutja ime ishte vetëm të jetoja aq sa të rrisja nipin tim. Zoti më dha  jo vetëm këtë mundësi por edhe më tepër, për të cilat jam mirënjohëse. Dhe besoj atë që shkroi Pali: ” Sepse Perëndia nuk na ka dhënë frymë frike, por force, dashurie dhe urtësie. ” (2 Timoteut 1:7), dhe ky premtim më ka mbajtur përmes vështirësive.

Pse i ndodhën të gjitha këto gjëra një personi të vetëm? Unë absolutisht nuk e di. Siç thotë vetë Linda, “rrugët e Zotit nuk janë tonat”. Por një ditë do ta kuptojmë. Dhe ndërkohë, Linda thotë: “Beso atë që di”. Ai është i denjë për besimin tonë.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Darlene Sala

Darlene Sala ka pasur një shërbesë active si gruaja e një pastori dhe këshilltare, mësuese Bible, misionare, autore dhe drejtuese e shërbesës Ndërkombtare të Guidelines. Në qendër të shërbesës së saj është të ndihmojë gratë të kuptojnë vlerën e tyre në Krishtin. Ajo flet në konferenca për familjen në kishat në SHBA, Filipine, Kinë , Ukrahinë Rusi dhe Afrikë.


Free!

REGJISTROHUNI