Je krijuar për më shumë…

Mos mblidhni për vete thesare mbi tokë, ku i brejnë tenja dhe ndryshku, dhe ku vjedhësit shpërthejnë dhe vjedhin, përkundrazi mblidhni për vete thesare në qiell, ku as tenja as ndryshku nuk prishin dhe ku vjedhësit nuk shpërthejnë dhe nuk vjedhin. Sepse ku është thesari juaj do të jetë edhe zemra juaj. –Mateu 6: 19-21

Kishin shtëpi. Kishin qilarin e verës. Kishin biznesin e vet, makina, bizhuteri, pushime. Gjatë gjithë natës, bisedat e tyre të darkave përqëndroheshin  tek kënaqësia.

Këtë që po përshkruaj ndodhi së fundmi, por Bibla e trajton këtë skenar mijëra vjet më parë kur shpjegoi: “ Sepse gjithçka që është në botë, lakmia e mishit, lakmia e syve dhe krenaria e jetës, nuk vjen nga Ati, por nga bota.” (1 Gjonit 2:15-16).

Për ata që jetojnë jetën këtu dhe tani, pa u shqetësuar se çfarë  do të vijë pas kësaj jete, ka kuptim të rropateni të merrni sa më shumë që mundeni, madje edhe të shkelni mbi të tjerët, sepse, siç thotë thënia e vjetër, “Vetëm një jetë kemi.”

Megjithatë, një ndjekës i Jezu Krishti , duhet të jetojë një jetë ndryshe nga  ajo e personit që jeton momentin. Nëse jeni ndjekës i Krishtit, jeta juaj është e çmuar dhe e përjetshme. “Perëndia pagoi një çmim të lartë për ju,” thotë Bibla, “prandaj mos u robëroni nga bota” (1 Korintasve 7:23).

Nuk ka asgjë të keqe të zotërosh pasuri. Perëndia na jep gjëra për t’i përdorur dhe madje për t’i shijuar. Por nuk duhet të mbytemi prej tyre. “Ata që përdorin gjërat e botës nuk duhet të lidhen me to,” thotë Bibla, “sepse kjo botë, siç e njohim ne, së shpejti do të kalojë” (1 Korintasve 7:30).

Ndjekësi i Krishtit është krijuar për më shumë se kaq.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Bonnie Sala

Bonnie Sala është presidente e shërbesës Guidelines. Ajo është autore e meditimeve Fillo nga e Para, meditime të cilat frymëzohen nga mëngjeset e saj të hershme kur kalon kohën personale me Jezusin dhe Fjalën e Tij. Ky program transmetohet në radiot në Amerikë por edhe në Filipine, Singapor dhe Afrikë. Ajo është një folëse ndërkombtare në konferenca të ndryshme.


Free!

REGJISTROHUNI