Në shumë kisha sot, priremi të theksojmë anën njerëzore të Jezusit. E pse jo? Kjo e bën Atë kaq të të afërt me ne. Por nuk duhet të lëmë pas dore pse mishërimi i Tij – fakti që Ai erdhi në trajtë njeriu – është kaq i mrekullueshëm: Jezusi është plotësisht Perëndi.
Krishti është pikërisht ai që pretendoi se ishte: “Unë dhe Ati jemi një” (Gjoni 10:30); “Në të vërtetë, në të vërtetë….para se të kishte lindur Abrahami, unë jam.” (8:58); “Kush më ka parë mua, ka parë Atin… Më besoni se unë jam në Atin dhe se Ati është në mua; në mos, më besoni për shkak të vet veprave.” (14:9b, 11 ).
Dishepujt e Jezusit u mrekulluan me fuqinë e Tij: “Vallë, kush është ky, që po i binden edhe era edhe deti?!” (Marku 4:41). Kjo është arsyeja pse ata i atribuan Atij tituj dhe role hyjnore: “I pari dhe i fundit” (Zbulesa 1:17, 2:8, 22:13); “drita e vërtetë” (Gjoni 1:9); falës i mëkateve (shihni Kolosianëve 3:13); shkëmbi dhe guri i qoshes (shihni 1 Pjetrit 2:6-8; 1 Korintasve 10:1-4). Edhe dyshimi i Thomait u shua pas ringjalljes së Tij dhe ai e quajti Jezusin, “Zoti im dhe Perëndia im!” (Gjoni 20:28).
Jezusi është shëmbëllimi i plotë i Perëndisë—sundimtari sovran i universit, kreu i kishës. Ai është Perëndia i shenjtë, i pafundëm, i plotfuqishëm, i gjithëdijshëm, i cili u bë mish për të shlyer mëkatet tona. Besimtar, mos e harro madhështinë e Tij, por përpiqu ” Të kesh frikë nga Zoti, Perëndia yt, të ecësh në tërë rrugët e tij, ta duash dhe t’i shërbesh Zotit, Perëndisë tënd, ,…”. (Ligji i përtërirë 10:12).
Lutje: Zot, ti je pafundësisht i plotfuqishëm – i drejtë dhe plot zell për emrin Tënd – dhe prapë së prapë më do mua. Çfarë bekimi të të kem përkrah meje – Mbreti im. Unë të adhuroj Ty. Në emër të Jezusi, lutemt. Amen.
“ Sepse tek ai banon trupërisht gjithë plotësia e Hyjnisë. Dhe ju keni marrë plotësinë në të.” (Kolosianëve 2:9-10a).