Si të përballeni me të papriturën?

“Duke qenë se mendimet e mia nuk janë mendimet tuaja, dhe as rrugët tuaja nuk janë rrugët e mia”, thotë Zoti.- Isaia 55:8

Planet e prishura, ndryshimet e orarit dhe vonesat e papritura shpesh shkaktojnë irritim, zhgënjim dhe ankth. Kur planet tona të detajuara prishen, mbani mend se planet e Perëndisë për të mirën tonë nuk ndërpriten kurrë. Zoti ju do dhe do që ju të lulëzoni, por ajo që ne mendojmë se do të ishte e mirë për ne shpesh nuk është.

Bibla na jep shembuj njerëzish, jeta e të cilëve duket sikur mori një kthesë të gabuar. Trajektorja e një të riu të quajtur Jozef ndryshoi në mënyrë drastike kur vëllezërit e tij e shitën si skllav. Nuk ka më keq se sat ë të mashtrojnë dhe të përfundosh skllav. Megjithatë, dora e Perëndisë e udhëhoqi Jozefin dhe shumë vite më vonë, Jozefi ishte në gjendje t’u thoshte vëllezërve të tij se atë që ata kishin me qëllim të keq, Perëndia e kthey për mirë (Zanafilla 50:20).

Gjithashtu në Bibël është historia e popullit të Perëndisë që u shpëtua nga skllavëria, por më pas u end nëpër shkretëtirë për 40 vjet! Perëndia u kujtoi atyre praninë e Tij, duke u thënë: “…dhe në shkretëtirë, ku ke parë se si Zoti, Perëndia yt, të ka shpënë ashtu si një njeri çon fëmijën e tij, gjatë gjithë rrugës që keni përshkuar deri sa arritët në këtë vend.” (Ligji i Përtërirë 1:31). Zoti nuk e humb rrugën e tij dhe as nuk na çon në rrugë të gabuar. Në fund të kësaj kohe endacake, Perëndia i kujtoi drejtuesit të tyre: “… sepse Zoti, Perëndia yt, është ai vetë që ecën me ty; ai nuk do të të lërë dhe nuk ka për të të braktisur”.” (Ligji i Përtërirë 31:6).

Nëse jeni duke u përballur me një rrethanë që nuk është zgjedhja juaj, kini besim se Zoti nuk është i pavetëdijshëm për devijimin tuaj. Nëse nuk mund ta dalloni menjëherë dorën e Tij në këtë rrugë të re, kini besim në mirësinë e Tij.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Bonnie Sala

Bonnie Sala është presidente e shërbesës Guidelines. Ajo është autore e meditimeve Fillo nga e Para, meditime të cilat frymëzohen nga mëngjeset e saj të hershme kur kalon kohën personale me Jezusin dhe Fjalën e Tij. Ky program transmetohet në radiot në Amerikë por edhe në Filipine, Singapor dhe Afrikë. Ajo është një folëse ndërkombtare në konferenca të ndryshme.


Free!

REGJISTROHUNI