Besojani fëmijët tuaj Zotit!

Nuk është ndonjë gjë e fshehtë që jam thellësisht i shqetësuar për brezin e ardhshëm. Kur mendoj për armiqësinë në rritje ndaj besimit të krishterë me të cilin do të përballen këta të rinj, shkurajohem. Por shumë shpejt, Fryma e Shenjtë më kujton se Zoti është më i fuqishëm se të gjitha planet e djallit. Në fakt, tani jam i bindur se sa më shumë të errësohet, aq më e shndritshme do të shkëlqejë drita e fëmijëve tanë.

Sigurisht, kjo nuk është periudha e parë e errët në historinë njerëzore. Djalli ka qenë në punë që në fillim, duke iu kundërvënë popullit të Zotit. Vetëm mendoni për situatën në të cilën lindi Moisiu. Popullsia e hebrenjve ishte rritur aq shumë në Egjipt, sa Faraoni nxorri dekretin që çdo foshnjë djalë izraelit duhej të vdiste. Ai urdhëroi që ata të hidheshin në lumin Nil.

Imagjinoni sikur të ishit prindërit e Moisiut, Amrami dhe Jokebeda. Imagjinoni të keni një fëmijë në një kohë të tillë. Faleminderit Zotit për Biblën, sepse ajo na tregon se si të jetojmë me guxim në mes të kohërave të vështira. Pikërisht kështu jetuan Amrami dhe Jokebedi – me guxim dhe besim te Zoti. Ata e fshehën foshnjën Moisi për tre muaj, dhe më pas, kur nuk mundën ta fshihnin më, nëna e Moisiut e vendosi në një shportë në Nil, duke ia besuar Zotit.

Çfarë mësojmë nga  kjo  histori për prindërimin sot? Edhe nëse e gjithë bota çmendet, Zoti do të nderojë besimin e prindërve që zgjedhin t’i vënë fëmijët e tyre në duart e Tij.

Lutje: Zot, faleminderit për besnikërinë Tënde. E di që je gjithmonë me mua dhe po punon për të mirën time. Kjo e Vërtetë le të më rrënjoset thellë në mua. Ti je kështjella ime. Lutem në emër të Jezusit. Amen.

“Më anë të besimit Moisiu, si lindi, u fsheh nga prindërit e tij tre muaj, sepse ata panë se fëmija ishte i bukur dhe nuk u frikësuan nga urdhëri i mbretit.” (Hebrenjve 11:23).

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr Michael Youssef

është themeluesi dhe presidenti i ‘Leading The Way with Dr. Michael Youssef’, një shërbesë mbarë botërore që drejton ata që jetojnë në errësirë shpirtërore të zbulojnë dritën e Krishtit përmes medias dhe shërbesës në terren. Programet e tij të përjavshme televizive dhe programet e përditshme radiofonike transmetohen më shumë se 4000 herë në javë në 24 gjuhë në më shumë se 190 shtete. Ai është themeluesi i kishës së apostujve në Atlanta, Giorgia.

Dr. Youssef lindi në Egjipt, jetoi në Liban dhe Australi përpara se të vendosej në SHBA, në vitin 1984. Ai është autori i 30 librave, përfshirë dhe më të fundit, Zot më thuaj se çfarë të bëj. Ai dhe bashkëshortja e tij banojnë në Atlanta dhe kanë katër fëmijë të rritur.


Free!

REGJISTROHUNI