Rrugës për në Jeruzalem….

Veprat e Apostujve, kapitulli 21, vargjet 10 deri në 13, përshkruan një shkëmbim interesant, ndërsa Pali shkonte në Jeruzalem. Kështu, vargu 10 thotë: “Dhe, pasi qëndruam ne atje shumë ditë, zbriti nga Judeja një farë profeti me emër Agabo, Si erdhi te ne, ai mori brezin e Palit, lidhi duart dhe këmbët e veta dhe tha: “Këtë thotë Fryma e Shenjtë: Kështu do ta lidhin Judenjtë në Jeruzalem burrin, të cilit i përket ky brez dhe do t’a dorëzojnë johebrenjve”. Kur i dëgjuam këto gjëra, ne dhe vendësit iu lutëm që të mos ngjitej në Jeruzalem.”

Pastaj Pali u përgjigj, dëgjoni përgjigjen e Palit: “Ç’po bëni ju, duke qarë e duke ma copëtuar zemrën? Sepse unë jam gati jo vetëm për të qenë i lidhur, por edhe për të vdekur në Jeruzalem për emrin e Zotit Jezus”.

 Pali mori një profeci që i tha: “Nëse shkon në Jeruzalem, do të të lidhin dhe do të të dorëzojnë.” Dhe njerëzit po e nxisnin të mos shkonte, por Pali u tha: “Do të shkoj, jam gati që jo vetëm të burgosem, por edhe të vdes për emrin e Krishtit, nëse do të duhet ta bëj.”

Kjo bëri që Pali të vendoste: “Nëse jezusi po më drejton në Jeruzalem, unë do të shkoj, edhe pse e di se do të më burgosin.” Dhe në fakt, ashtu ndodhi. Synimi i tij ishte të shkonte në Romë, por përfundoi në Jeruzalem, pra jo sic e kishte planifikuar ai. Kështu, Pali shkoi në Jeruzalem duke e ditur se mund të burgosej

E dini, mendoj për mënyrën se si ne ndonjëherë mendojmë për udhëzimet dhe vullnetin e Perëndisë për jetën tonë. Ne pothuajse themi: “Epo, nëse do të jetë e vështirë, ne e dimë se nuk mund të jetë vullneti i Perëndisë për jetën tonë.” Po sikur vështirësia, të jetë pjesë e mënyrës se si ne e kuptojmë se është vullneti i Perëndisë për jetën tonë? Nuk është se ne i kërkojmë vetë gjërat që janë të vështira, apo persekutimin, por ne e dimë nga shkrimet se, ndërsa jetojmë në bindje ndaj Krishtit dhe nëse duam të bëjmë një jetë të perëndishme, sic bëhet e qartë edhe tek 2 Timoteut 3:12, do të persekutohemi.

 Kur Jezusi prezantoi dishepujt e Tij, tek Mateu 10, Ai nuk tha: “nëse do t’ju persekutojnë.” Ai tha: “Kur t’ju persekutojnë.” Kështu, le të lutemi që në jetën tonë, të marrim vendimin që Pali mori, për t’iu bindur Krishtit, edhe kur na kushton shumë. kjo do të ndodhë në jetën tonë, në një pikë të caktuar të jetës, nëse i bindemi krishtit dhe nëse shpallim Krishtin.

Perëndi, ne lutemi të na ndihmosh të të bindemi Ty, edhe atëherë kur na kushton shumë. Perëndi, unë nuk e di se cfarë do të jetë kjo në jetën time dhe sigurisht, nuk e di se cfarë do të jetë, në jetën e atyre që më dëgjojnë, por Perëndi, ne lutemi për një besim si ai i Palit, tek Veprat e Apostujve 21, për një gadishmëri për të shkuar kudo ku Ti na drejton, për të bërë cdo gjë që Ti na ke thirrur të bëjmë, të sigurt se Ti do të sigurosh, edhe atëherë kur e dimë se do të jetë e vështirë. Zot, ne lutemi për forcë dhe kurajo në jetën tonë, për të t’u bindur Ty kudo që Ti të na drejtosh në ditët që do të vijnë, për të shpallur Ungjillin dhe lavdinë e emrit Tënd.

 Ne lutemi të na ndihmosh. Të lutem të më ndihmosh mua, të na ndihmosh ne, të mos tërhiqemi kur gjërat të bëhen të vështira, të mos rrimë në heshtje dhe të mos heqim dorë, por të të bindemi Ty dhe udhëheqjes Tënde në jetën tonë. Na ndihmo të të ndjekim Ty, edhe kur e dimë se do të na kushtojë dhe të besojmë se Ti do të tregosh që je besnik dhe i fuqishëm dhe i mirë, ashtu sic bëre me Palin, kur ai shkoi drejt burgimit të tij.

 Lutem për këto gjëra me përulësi, duke mos e ditur se cfarë do të thotë kjo për jetën tonë, por duke ditur se Ti do të jesh besnik. Lutemi për këto gjëra në emër të Jezusit, Amen.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth David Platt

David Platt shërben si pastor në kishën McLean Bible Church në Washington, D.C. Ai është themeluesi i shërbesës ‘Radikal’. Ai është autori i disa librave, përfshirë, Radikal, Radikal së bashku, Më ndiq, Diçka duhet të ndryshojë.


Free!

REGJISTROHUNI