Si të ndalojmë thashethemet?

“Pak lëng thashethemesh është shumë i shijshëm”, thotë i urti mbreti Salomon. Bibla thotë këtë: “Fjalët e shpifësit janë si një gjellë shumë e shijshme që zbret thellë në zorrë.” (Fjalët e Urta 18:8).

Ne të krishterët mund të kemi shumë vetëdrejtësi. Vajza ime thotë: “Të krishterët nuk bëjnë thashetheme; ata thjesht ndajnë kërkesa lutjeje.” Unë kam frikë se shpesh ajo ka të drejtë. Kur një grup nga ne ulet në rreth që të lutet, shpesh ne kalojmë më shumë kohë duke folur për njerëzit që kanë nevojë për lutje se sa të lutemi për ta.

Perëndia e urren thashethemin. Bibla e përshkruan njeriun e paperëndishëm dhe mëkatar duke thënë se ai është “i mbushur me çdo padrejtësi, kurvërim, ligësi, lakmi, mbrapshti; plot smirë, vrasje, grindje, mashtrim, poshtërsi…” Dhe më pas, në vargun 29 të kapitullit 1 të Romakëve thotë “thashethemexhinj”.

Unë dhe ju mund të bëjmë diçka për t’i dhënë fund thashethemeve. Fjalët e Urta 26:20 thotë: “Kur mungojnë drutë, zjarri shuhet”, ndaj bëjeni rregull të jetës suaj që të jeni pika ndaluese e thashethemeve dhe e skandalit. Refuzoni që t’i shtoni lëndë djegëse zjarrit duke përcjellë më tepër nga ajo që keni dëgjuar rreth dikujt.

Nëse është tepër e vështirë për ju që ta bëni këtë, shkruani Efesianëve 4:29 në një copë letër dhe mbajeni atë në një vend ku të mund ta lexoni shpesh. Ky është vargu për të cilin apostulli Pal na udhëzon: “Asnjë fjalë e keqe le të mos dalë nga goja juaj, por ajo që është e mirë për ndërtim, sipas nevojës, që t’u japë hir atyre që dëgjojnë.”. Vini re fjalët pozitive dhe frazat në atë varg: “e mirë”, “për ndërtim”, “që t’u japë hir atyre që dëgjojnë”.

Jini të sinqertë. Të gjithë jemi të cenueshëm për të bërë thashetheme. Le të kërkojmë ndihmën e Perëndisë për t’i asgjësuar ato fjalë që lëndojnë.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Darlene Sala

Darlene Sala ka pasur një shërbesë active si gruaja e një pastori dhe këshilltare, mësuese Bible, misionare, autore dhe drejtuese e shërbesës Ndërkombtare të Guidelines. Në qendër të shërbesës së saj është të ndihmojë gratë të kuptojnë vlerën e tyre në Krishtin. Ajo flet në konferenca për familjen në kishat në SHBA, Filipine, Kinë , Ukrahinë Rusi dhe Afrikë.


Free!

REGJISTROHUNI