Lavdërimi në betejat shpirtërore!

Jemi në luftë të vazhdueshme shpirtërore kundër Satanit. Ai përpiqet të skllavërojë trupin tonë me varësi dhe të ndryshme, mendjet tona me herezi dhe dyshime paralizuese, shpirtrat tanë me faj dhe turp. Ai kërkon të na vjedhë gëzimin, të përçajë familjet tona dhe të shkatërrojë marrëdhëniet tona me Jezu Krishtin dhe kishën e Tij. Kur përballeni me kohë sprovash dhe tundime, ato janë momentet kur ju duhet të lavdëroni akoma më shumë Perëndinë.

Lavdërimi i Perëndisë na jep fuqi për të mposhtur djallin. Kur ne lavdërojmë Zotin, ne shpallim të Vërtetën për Zotin, të cilën djalli nuk mund ta dëgjojë. Forca e madhe e lavdërimit në luftën shpirtërore qëndron në faktin se në lavdërim ne ushtrojmë besimin në dashurinë e Perëndisë dhe fitoren e Tij ndaj Satanit. Perëndia na do dhe Perëndia fiton. Pikë.

Pra, si mund ta lavdëroni Perëndinë gjatë betejave tuaja shpirtërore? Mund ta lavdëroni Perëndinë që dërgoi Jezusin për të fituar luftën e përjetshme për shpirtin tuaj. Lavdërojeni Atë që përdori Frymën e Shenjtë për t’ju bindur për mëkatet tuaja dhe për t’ju bindur për nevojën tuaj për një Shpëtimtar. Lavdërojeni Atë për drejtimin dhe forcën e Tij në kapërcimin e pengesave. Lavdërojeni Atë për dashurinë e Tij të pamasë për ju, edhe kur luftoni me tundimet dhe pengoheni.

Mund të kaloni orë të tëra duke lavdëruar Perëndinë për shpëtimin tuaj dhe nuk do të kenë prekur as majën e ajsbergut të asaj që Perëndia është i denjë për t’u lavdëruar. Do të mposhtim forcat që duan të na shkatërrojnë, zvogëlojnë besimin, ulin ndikimin dhe shkatërrojnë integritetin tonë kur lavdërojmë të vetmin Mbret të vërtetë.

Lutja: Zot, faleminderit për dashurinë Tënde dhe që dërgove Birin Tënd të vdesë për mua. Faleminderit që, në mes të betejave shpirtërore, mund të ngrihem mbi rrethanat e mia në fitore ndërsa lavdëroj emrin tënd të shenjtë. Në emër të Jezusit, lutem. Amen.

“Sepse e madhe është dhemshuria e tij ndaj nesh, dhe besnikëria e Zotit vazhdon përjetë. Aleluja.” (Psalmi 117:2).

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr Michael Youssef

është themeluesi dhe presidenti i ‘Leading The Way with Dr. Michael Youssef’, një shërbesë mbarë botërore që drejton ata që jetojnë në errësirë shpirtërore të zbulojnë dritën e Krishtit përmes medias dhe shërbesës në terren. Programet e tij të përjavshme televizive dhe programet e përditshme radiofonike transmetohen më shumë se 4000 herë në javë në 24 gjuhë në më shumë se 190 shtete. Ai është themeluesi i kishës së apostujve në Atlanta, Giorgia.

Dr. Youssef lindi në Egjipt, jetoi në Liban dhe Australi përpara se të vendosej në SHBA, në vitin 1984. Ai është autori i 30 librave, përfshirë dhe më të fundit, Zot më thuaj se çfarë të bëj. Ai dhe bashkëshortja e tij banojnë në Atlanta dhe kanë katër fëmijë të rritur.


Free!

REGJISTROHUNI