Sepse ligji i Frymës i jetës në Jezu Krishtin më çliroi nga ligji i mëkatit dhe i vdekjes.– Romakëve 8:2
A e dini ndryshimin midis fajit dhe turpit? Faji është një ndjenjë përgjegjësie dhe pendimi ndërsa turpi është një ndjenjë poshtërimi. Faji është i nevojshëm ndonjëherë, por turpi mund të na largojë nga komuniteti me të tjerët dhe të na japë një ide të gabuar për veten.
Të jetomë me turp mund të na bëjë të besojmë se nuk jemi të denjë për dashurinë dhe faljen e Perëndisë. Ekziston një thënie që thotë: “Ne e pranojmë dashurinë kur mendojmë se e meritojmë”. Besimi se ne nuk e meritojmë dashurinë e Perëndisë shpërfill faktin se Jezusi ka vdekur në kryq për mëkatet tona! Të besosh se mëkatet tona janë shumë të mëdha ose poshtëruese për dashuri, falje dhe pranim është si të besosh se vlera jonë është ndryshe nga ajo që Perëndia thotë se është.
Nëse vlera jonë do të bazohej në veprat tona është normale që të ndjejmë turp. Por ja se çfarë thotë Bibla se sin a sheh Perëndia neve: ju vleni aq shumë sa Perëndia dha jetën e Tij në këmbim (1 Korintasve 7:23). Ai na do ne, popullin e Tij, me një dashuri të përjetshme. Dhe na tërheq me dashamirësi drejt vetes së Tij. (Jeremia 31:3). Ti je plotësisht e falur, sepse nuk ka asnjë dënim për ata që i përkasin Krishtit Jezu (Romakëve 8:1).
Pranojeni dashurinë e Zotit. Perspektiva e Tij për vlerën tonë është themeli për të jetuar plotësisht, pa turp.