Perëndia është i pranishëm në historinë tonë

Pastaj Zoti i tha Moisiut: «Shko te Faraoni dhe thuaji: ‘Kështu thotë Zoti: Lëre popullin tim të shkojë me qëllim që të më shërbejë.‘” -Eksodi 8:1

 Ne kemi lexuar edhe më parë deklarata të tilla te Eksodi ndërsa jemi lutur përgjatë këtij libri. Dhe kjo është plaga e dytë që shohim në këtë libër. Gjithsesi, ky është një rast tjetër ku Perëndia i thotë Moisiut: “Shko te faraoni dhe foli në emrin Tim.”. Pra, kemi folur për këtë. Jemi lutur sipas këtyre fjalëve. Por unë dua të fokusohem në pjesën e fundit të vargut 1 te kapitulli 8 i Eksodit dhe të lutemi sipas këtyre fjalëve sot: “Kështu thotë Zoti: Lëre popullin tim të shkojë.’” Kjo është ajo që Perëndia po i thotë Moisiut. Në mes të vuajtjes tonë, Perëndia është pjesë e historisë tonë.

Pjesa ku dua që të fokusohemi është te këto pesë fjalë: “Që ata të më shërbejnë. Lëre popullin Tim të shkojë që ata të më shërbejnë.”. Dhe këtu dua të bëj një lidhje të thjeshtë dhe mjaft domethënëse. Perëndia është në historinë e çdo plage duke çliruar dhe duke shpëtuar popullin e Tij nga skllavëria në Egjipt. Pse? Gjuha e përdorur këtu është shumë e qartë. “Lëre popullin tim të shkojë.” Pse? “Që të mund të më shërbejë.” Dhe në disa versione, fjala është kjo: “Që ata të mund të më adhurojnë.”.

Ky është përshkrimi që shohim vazhdimisht e vazhdimisht te Libri i Eksodit. Perëndia i thotë faraonit: “Ky është populli që Unë kam krijuar.”. Më pas thotë: “E kam krijuar për të shijuar hirin Tim, shpëtimin Tim, çlirimin Tim dhe premtimet e Mia.”. Mendoni pak për të gjitha ato që jemi lutur në kapitullin 6. “Ky është populli që Unë kam krijuar për të shijuar hirin Tim dhe për të më lavdëruar.”. E shihni, na jepet e njëjta gjë. “Lëre popullin tim të shkojë.” Ky është hiri i Perëndisë, mëshira e Perëndisë, dashuria e Perëndisë, përkujdesi i Perëndisë dhe çlirimi i shpëtimit të Perëndisë. “Që ata të mund të shijojnë hirin Tim, që ata të mund të më shërbejnë, që ata të mund të më japin lavdi, që ata të mund të më njohin dhe shijojnë, të më adhurojnë dhe të ecin me Mua.”

Unë dua thjesht që të mendoni për këto dy gjëra në jetën tuaj sot, të gjithë ju që i keni besuar Jezusit. Nëse nuk i keni besuar asnjëherë Atij, mbase sot është dita sepse kjo është ajo se çfarë do të thotë të jesh pjesë e popullit të Perëndisë. Do të thotë të shijosh hirin e Tij, të njohësh shpëtimin e Tij nga mëkati, nga vdekja, nga vdekja e përjetshme dhe nga dënimi i përjetshëm, për t’i shpëtuar nga Perëndia, për të shijuar hirin e Tij, mëshirat e Tij, premtimet e Tij, besnikërinë e Tij. Ju jeni krijuar që të shijoni hirin e Perëndisë dhe për të lartësuar lavdinë e Perëndisë. Ju jeni shpëtuar për të shërbyer. Ju jeni çliruar për të adhuruar. Juve ju është dhënë hiri për lavdi të Tij. Kështu funksionon krishterimi nga fillimi deri në fund të Biblës. Perëndia i mbledh njerëzit që të shijojnë hirin e Tij dhe që të lartësojmë Atë.

Ndaj Perëndi, ne lutemi sot për të dyja këto deklarata. Po, po, po. Ne të lavdërojmë për shpëtimin Tënd. Të lavdërojmë që na shpëtove me anë të hirit Tënd. Ne të lavdërojmë që na çlirove nga dënimi dhe nga fuqia e mëkatit. Perëndi, ne të lavdërojmë që na deshe aq shumë sa dërgove Birin Tënd, Jezusin, që të vdiste në kryq. Ti nuk dërgove vetëm plagë, siç lexojmë te Libri i Eksodit, por Ti dërgove Jezusin që të vdiste në kryq për mëkatet tona, për të paguar çmimin për mosbindjen tonë ndaj Teje. Perëndi, ne meritojmë që të jemi në ferr tani. Por ja ku jemi duke u lutur dhe duke shijuar hirin Tënd. E gjithë lavdia i qoftë emrit Tënd. Po, ne duam të të lartësojmë Ty. Po, ne duam të të shërbejmë, të të adhurojmë dhe të të lartësojmë. Ne duam ta bëjmë të njohur lavdinë Tënde në jetët tona. Ne duam që ta bëjmë të njohur lavdinë Tënde dhe të të lavdërojmë. Ne duam ta bëjmë të njohur lavdinë Tënde në jetët tona. Ne duam ta bëjmë të njohur lavdinë Tënde mes kombeve, mes fisit nagda në Indi, ku janë rreth 4 milionë prej tyre. Mes tyre nuk ka asnjë ndjekës. Perëndi, ne lutemi që Ti të na ndihmosh të lartësojmë emrin Tënd mes fisit nagda në Indi dhe mes gjithë njerëzve në botë. Ne lutemi që t’i përdorësh jetët tona, kishat tona, dhe ta bësh të njohur lavdinë Tënde në botë me qëllim që ne të të lartësojmë. Edhe pse kemi privilegjin për të të shërbyer, për të të adhuruar dhe për të të lartësuar duke u folur të tjerëve, ne shijojmë hirin Tënd dhe të ngremë Ty lart, Perëndi, sepse Ti meriton lavdërimin nga çdo person në këtë botë. Ne të lavdërojmë, Perëndi. Ne të japim Ty lavdi si marrës të hirit Tënd, si bijtë e Tu. Perëndi, Ati ynë në qiell, u shenjtëroftë emri Yt në të gjithë tokën. Ne lutemi që të na ndihmosh ta shohim jetën tonë me këtë dritë duke qenë se na ke thirrur të shijojmë hirin Tënd dhe të të japim Ty lavdi, sot, nesër dhe për çdo ditë. Na ndihmo të jetojmë, të shijojmë plotësisht hirin Tënd dhe të të japim sa më shumë lavdi. Lutemi në emrin e Jezusit, amen.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI