Ndërsa Rusia vazhdon me pushtimin e paprovokuar mbi kombin sovran të Ukrainës, paralajmërimet politike janë të shumta.
Të mërkurën e kaluar Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba u tha Kombeve të Bashkuara se një luftë e drejtpërdrejtë me Rusinë do të ishte “fundi i rendit botëror”. Shumë po mendojnë se cilat janë pasojat e akteve kokëforta dhe të rrezikshme të presidentit rus Vladamir Putin për të ardhmen e çështjeve ndërkombëtare e më gjerësisht.
Megjithatë, mes gjithë këtij shqetësimi, në të cilin bota është përfshirë, për teologët nuk është diçka e re sepse është folur për dekada të tëra perfshirja e Rusisë në fundin e kohërave biblike.
A është fundi i Botës afër? A janë aktet e dhunshme të Rusisë pjesë e peizazhit eskatologjik? Çfarë do të thotë e gjithë kjo? Këto janë vetëm disa nga pyetjet që rrotullohen në mendjen e gjithsecilit.
A është Rusia shkaktari kyç i fundit të botës?
Shumica e studiuesve të Biblës i kushtojnë rëndësi të veçantë këtyre çështjeve dhe janë të kujdesshëm që të mos mbivlerësojnë ose të nxjerrin përfundime të nxituara për kombe dhe ngjarje të ndryshme edhe pse kanë dalë në pah teori të qëndrueshme që ia vlen të eksplorohen.
Një ndër autorët që ka hulumtuar profecitë e Dhiatës së Vjetër në lidhje me fundin e botës, është Joel Rosenberg I cili theskson mundësinë e përfshirjes së Rusisë në inicimin e tij. Disa vite më parë Rosenberg publikoi një postim në blogun e tij, në të cilin diskuton ngjarjet botërore që kanë të bëjnë me shkrimet e Ezekielit, një ndër profetët biblik.
“Profeti Ezekiel shkroi 2500 vjet më parë se në “ditët e fundit të botës, Rusia dhe Irani do të krijojnë një aleancë ushtarake për të sulmuar Izraelin nga veriu”, shkruante Rosenberg. Studiuesit e Biblës i referohen këtij konflikti eskatologjik, të përshkruar te Ezekieli 38–39, si ‘Lufta e Gogut dhe Magogut’.
Teksti flet për një “Gog, në vendin e Magogut” dhe tregon jo vetëm një betejë, por një fitore të Zotit para syve të botës. Ezekieli 38:14-16 thotë:
” Prandaj, bir njeriu, profetizo dhe i thuaj Gogut: Kështu thotë Zoti, Zoti: Atë ditë, kur populli im i Izraelit do të jetë i sigurtë, a nuk do ta dish ti?”. Do të vish nga banesa jote, nga skajet e veriut, ti dhe shumë popuj me ty, të gjithë të hipur mbi kuaj, një turmë e madhe dhe një ushtri e fuqishme. Do të dalësh kundër popullit tim tė Izraelit, si një re që mbulon vendin. Kjo ka për të ndodhur ditët e fundit: do të të çoj kundër vendit tim me qëllim që kombet të më njohin, kur të shenjtërohem te ti përpara syve të tyre, o Gog”.
Çfarë është Gogu dhe Magogu?
Sigurisht që ka shumë mendime rreth Gogut, Magogut dhe temave tepër komplekse në këto pasazhe biblike. GotQuestions është një nga mediat që është përpjekur t’a shpjegojë këtë temë në lidhje me Rusinë.
“Gogu është individ. Kushdo qoftë Gogu, ai është nga vendi i Magogut dhe është udhëheqësi i Tubalit dhe Meshekut (disa përkthime shtojnë ‘Rosh’ në listë) dhe i një sërë kombesh të tjera si: Persia, Kushi, Puti, Gomeri dhe Beth Togarmah (Ezekieli 38:5–6),” – shkruhet në artikull. Dhe, kushdo qoftë ai, ka planifikuar ‘të sulmojë një popull paqësor dhe të padyshimtë, dmth, Izraelin (vargjet 11, 14 dhe 18). Por, pavarësisht nga planet e Gogut, Zoti Perëndi është kundër tij dhe do ta mposhtë atë plotësisht (Ezekieli 38:4, 19-23; 39:3-5).
Kjo është një përmbledhje mjaft koncize e asaj që besohet se po ndodh në këtë tekst. Por me të drejtë mund të pyesni: Pse nga kaq shumë kombe, besohet që Rusia të jetë Magogu?
Nëse do të shikoni hartën në veri (Shkrimet e Shenjta thonë se Gogu vjen nga “veriu i largët”), do të shihni se ndodhet Rusia dhe territoret ish-sovjetike. Pra, nuk është për t’u habitur që shumë studiues të Biblës i referohen këtij rajon.
Një komb tjetër që vlen të përmendet “Persia”, e listuar si aleate e Magogut, është Irani i sotëm. Duke marrë parasysh çështjet aktuale dhe trajektoret, ngrihen shumë pikpyetje mbi të.
Askush nuk e di as Ditën dhe as Orën.
Edhe pse këto tema janë të ndërlikuara. Dr. Roger Barrier, pastor tashmë në pension nga Kisha Casas në Tucson, Arizona, ka nënvizuar diçka thelbësore për të
cilën kemi nevojë të kujtojmë kur eksplorojmë fundin e botës: “Perëndia nuk ka zgjedhur të na japë të gjitha detajet në lidhje me kohët e fundit.”
Kështu, disa nga detajet janë të turbullta dhe ka shumë për të distiluar.
Ndonjëherë, nuk do të jemi në gjendje të kemi përgjigje përfundimtare për ngjarjet aktuale, e sidomos kur bëhet fjalë për ngjarje si pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Kështu, Barrier ka vënë në dukje se të kuptuarit tonë në lidhje me atë se çfarë thotë Bibla për eskatologjinë mund të na ndihmojë të kuptojmë plotësisht Shkrimin dhe të jetojmë jetë të shenjtë.
E thënë troç fare: është e frytshme të eksplorosh Shkrimin dhe të kuptosh se çfarë tregojnë tekstet biblike.
Siç e përmendëm, Rosenberg, autor i “Komplotit të Kremlinit”, së bashku me një mori romanesh dhe librash të tjerë joshkencorë, i ka eksploruar këto çështje në intervista kombëtare dhe ndërkombëtare pikërisht për këtë arsye: për të ndihmuar besimtarët të zhyten dhe kuptojnë Fjalën e Zotit.
Ai ka pohuar vazhdimisht se askush nuk e di se kur do të vijë fundi i botës, por se disa shenja biblike ia vlen të eksplorohen.
“Nuk e di se kur, nuk kam një datë… por nëse shikon të gjitha profecitë… do habiteni”, tha ai për Pure Flix në një intervistë të vitit 2018. “Bota është në kaos…. dhe shekullin e kaluar u masakruan aq shumë të krishterë sa historia njerëzore nuk ka përjetuar më parë – dhe kjo do të thotë diçka, sepse masakrimi vazhdon.”
Rishfaqja e Izraelit
Një ndër profecitë kritike është ajo e përshkruar tek Ezekieli 36–39 ku flitet për rishfaqjen e Izraelit, diçka që u shpalos në vitin 1948 kur shteti hebre kishte u njoh nga bota.
Ezekieli 36 flet për rivendosjen e Izraelit pasi hebrenjtë u shpërndanë nëpër botë – diçka që Perëndia profetizon se Ai do të bëjë për Emrin e Tij të Shenjtë. Në vargjet 24-32 lexojmë se:
“Do t`ju marr nga kombet, do t`ju grumbulloj nga tërë vendet dhe do t`ju çoj përsëri në vendin tuaj. Do të lëshoj pastaj ujë të pastër mbi ju dhe do të jeni të pastër; do t`ju pastroj nga të gjitha ndyrësirat tuaja dhe nga të gjithë idhujt tuaj. Do t`ju jap një zemër të re dhe do të shtie brenda jush një shpirt të ri; do të heq nga mishi juaj zemrën prej guri dhe do t`ju jap zemër prej mishi. Do të vë brenda jush Shpirtin tim dhe do të bëj që ju të ecni sipas statuteve të mia, dhe ju do tė respektoni dhe do të zbatoni në praktikë dekretet e mia. Do të banoni në vendin që u dhashë etërve tuaj; ju do të jeni populli im dhe unë do të jem Perëndia juaj. Do t`ju çliroj nga të gjitha ndyrësirat tuaja; do të thërres grurin, do të bëj që të ketë me bollëk dhe nuk do dërgoj më urinë kundër jush. Do të shumoj frytin e drurëve dhe prodhimin e arave, me qëllim që të mos pësoni me turpin e urisë midis kombeve. Atëherë do të kujtoni rrugët tuaja të këqia dhe veprimet tuaja që nuk ishin të mira dhe do të bëheni të neveritshëm për vetë sytë tuaj, për paudhësitë tuaja dhe për veprimet tuaja të neveritshme. Nuk është për hatrin tuaj që unë veproj”, thotë Zoti, Zoti, “dijeni mirë këtë. Turp të keni dhe qofshi të hutuar për shkak të rrugëve tuaja, o shtëpi e Izraelit”.
Edhe pse shumë studiues të Biblës besojnë se rishfaqja e Izraelit është përmbushur, Rosenberg dhe disa të tjerë pretendojnë se profecia e Gogut dhe Magogut nuk është plotësuarakoma.
“Në ditët e fundit udhëheqësi i djallëzuar i Rusisë do të krijojë aleancë me Iranin, Turqinë dhe vende të tjera armiqësore dhe do të rrethojnë dhe sulmojnë Izraelin në”, tha ai.
Disa mund të pyesin nëse po flet për Putinin dhe Rusinë e ditëve të sotme, por Rosenberg u tregua i kujdesshëm dhe tha se ka të ngjarë që këto ngjarje të jenë qindra vjet larg – ose dhe mbase më afër. Bibla nuk specifikon datën dhe të krishterët janë të lutur të mos caktojnë datë.
E thënë kështu, Rosenberg na paralajmëroi për Putinin që në vitin 2018 dhe është tepër magjepsëse duke marrë parasysh ngjarjet që po shohim të zhvillohen këtë javë.
“Vladimir Putin është më i rrezikshëm për Shtetet e Bashkuara dhe mënyrën tonë të jetesës sesa vetë isalmi”, tha ai. “Dhe nuk mendoj se shumica e amerikanëve e marrin në konsideratë.”
Pra, a është kaosi në Ukrainë fillimi i fundit të botës? Askush nuk e di, por duke marrë parasysh çështjet e vazhdueshme ndërkombëtare që rrethojnë Izraelin, Iranin dhe Rusinë, një gjë është e sigurt se shumë të krishterë dhe teologë do t’i vëzhgojnë nga afër.
Marrë nga CBN News
https://www1.cbn.com/cbnnews/cwn/2022/february/are-we-living-in-the-biblical-end-times-what-scripture-says-about-gog-magog-and-russian-chaos