Si të lexojmë dhe kuptojmë një analizë gjaku?

Analiza e gjakut, është një nga provat mjekësore më të përdorura dhe me më shumë rëndësi në praktikën e përditshme klinike. Ajo konsiston në marrjen e një kampioni gjaku dhe përpunimin në një laborator të specializuar për të përcaktuar përbërjen e tij. Në kohët e sotme,përparimi i shpejtë i shkencës dhe i teknologjisë ka bërë të mundur që duke analizuar qoftë edhe një pikë gjaku të marrim qindra të dhëna mbi gjendjen tonë shëndetësore.

 Disa lloje analizash janë aq specifike, saqë përveç vlerave të thjeshta, si: niveli i glukozës dhe kolesterolit, mund të na tregojnë nëse vuajmë nga sëmundje të rënda, si: ato kancerogjene ose çrregullime neurologjike, si: Alzaimeri.

Për t’ju ndihmuar që të kuptoni më mirë vlerat analitike dhe në këtë mënyrë të jeni në gjendje t’i bëni pyetjet e duhura mjekut, Sotiraq Lako, mjek hematolog pranë Spitalit Amerikan në Tiranë, gjatë një interviste për TV7 Albania shpjegon si t’i interpretoni të dhënat më të rëndësishme që shfaqen në raportin e analizave rutinë të gjakut dhe çfarë nënkuptojnë ato.

“Kryerja e një analize gjaku këshillohet nga mjeku i familjes një herë në vit për personat e shëndetshëm dhe dy herë në vit për personat me sëmundje kronike. Kjo analizë kryhet për të kontrolluar shëndetin, për të vendosur një diagnoze të saktë ose për të monitoruar funksionimin e një terapie medikamentoze.  Gjaku futet tek indi lidhor special. Ai përhapet në të gjithë organizmin dhe siguron lidhjen midis qelizave të organeve të ndryshme. Ai përbëhet nga plazma dhe nga elementët e gjakut, ku rreth 45-50 përqind  e përbën plazma dhe pjesën tjetër elementët e figuruar të gjakut ose qelizat e gjakut, pavarësisht se qelizat e vërteta janë rruazat e bardha. Pjesën më të madhe të qelizave e përbëjnë rruazat e kuqe të cilat kanë ngjyrë të kuqe të unazës së hemoglobinës që ka në qender të saj hekurin dhe rruazat e kuqe i japin të gjithë gjakut, ngjyrën e  kuqe. Elementi i dytë janë trombocitet dhe rruazat  e bardha”, shpjegon mjeku për TV7 Albania, lidhur me rolin e gjakut.

Sipas Lakos, për hematologët, një analizë e nxjerrë nga aparati nuk është e mjaftueshme pasi ende nuk zbulon dot praninë e qelizave pararendëse të gjakut(në shumicën e rasteve, tumorale).

“Kur flasim për analizë gjaku periferike, flasim për pjesën hematologjike.  Është një analizë që duhet të shkruhet dhe të vlerësohet sic duhet. Edhe një element ti mungojë analizës së gjakut periferike, specialist nuk duhet ta interpretojë, pavarësisht se në praktiken e përditshme e kapërcehet një rregull i tille. Ne nuk duhet të japim përgjigje qoftë edhe një elementi t”i mungojë analziës së gjakut perifierike. Kur flasim për analizën e plotë të gjakut periferik është gjak komplet, trombocite dhe retikulocite. Gjaku komplet përfshin vlerësimin e serisë së kuqe të gjakut, numrin e eritrociteve, vlerën e hemoglobinës, konstantet eritrocitare (MCV, MCH, MCHC) kur hemograma bëhet me aparat, Hematokriti. Përshkrimi i serisë së kuqe (ngjyra, madhësia, forma e eritrociteve, granulacione) Retikulociti, Sedimenti (Shpejtësia e precipitimit të eritrociteve ) Seria e bardhë (leukocitare)Leukocitet (ËBC).Formula Leukocitare.Përshkrimi i serisë së bardhë (forma, përmasat, granulacionet). Seria Trombocitare,Trombocitet (Plt).Përshkrimi i serisë trombocitare (përmasat, granulat).

Për ne hematologët, një analizë e nxjerrë nga aparati nuk është e mjaftueshme. Sigurisht për disa sëmundje të thjeshta si mungesa e hekurit apo e vitaminës B12 mund të jetë i mjafueshëm por për sëmundje të rëndësishme sidomos tumorale të gjakut, aparati asnjëhërë nuk është i mjaftueshëm. Kështu që ne bëjmë kombinimin e të dhënave që nxjerr aparati me të dhënat në mikroskopi-optike. Një analizë  e plotë e gjakut perifik nënkupton të dhënat që na nxjerr aparati(ndryshe hemograma). Realizimi i sedimentit që është një metodë manuale, numërimin e eritrociteve dhe eritokolociteve që vazhdojnë të jenë në metodë manual pasi aparatet shpesh bëjnë gabimë në numërimin e trombociteve por edhe të rruazave të kuqe e të bardha. Prandaj nuk duhen marrë në mënyrë absolute përgjigjet e aparatit. Në mikroskop ne vlerësojmë edhe morfologjinë e rruazave të kuqe,të bardha dhe të trombociteve”.

Ndryshimi i ngjyrës dhe formës së qelizave, sipas mjekut,  janë karakteristika për sëmundje të caktuara  që të orientojnë drejt kryerjes së  ekzaminimeve të mëtejshme.

“Sa i përket madhësisë së qelizave, ndryshimi i ngjyrës dhe formës janë karakteristika për sëmundje të caktuara dhe të orientojnë drejt kryerjes së ekzaminime të mëtejshme. 

Pavarësisht zhvillimit të shkencës, deri më sot, aparatet nuk i nxjerrin qelizat pararendëse të gjakut, në shumiceën e rasteve kur kemi të bëjmë me sëmundje tumorale,  nuk kemi vetëm qeliza të pjekura në gjakun periferik por dalin qeliza të papjekura dhe aparati nuk i vlerëson. Kështu që bëhet e detyrueshme ekzaminimi me mikroskop nga specialisti i  përcaktuar”, përfundon mjeku.  

Për më shumë mund të ndiqni lintervistën e plotë:

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI