Kur doni një mrekulli

Në qoftë se ju, që jeni të këqij, dini t`u jepni dhurata të mira bijve tuaj, aq më tepër Ati juaj, që është në qiej, do t`u japë gjëra të mira atyre që ia kërkojnë. Mateu 7 :11

Jezusi mund të kishte qenë atje. Ai mund të kishte ardhur dhe të bënte një mrekulli! Sepse Jezusi mund të bëjë gjithçka, madje të shërojë dhe trupat e sëmurë dhe miqësitë e prishura.

Në ungjillin e Gjonit, dy motra prisnin që Jezusi të vinte dhe të shëronte vëllanë e tyre të sëmurë rëndë. Të tre  ishin miq të Jezusit, ndaj i dërguan fjalë Atij, duke i kërkuar që të vinte me fuqinë e Tij.

Por Jezusi nuk erdhi  në kohë dhe Llazari vdiq. “Zot,” i tha secila nga motrat Jezusit kur më në fund ai mbërriti pas katër ditësh, “po të ishe këtu, im vëlla nuk do të kishte vdekur” (Gjoni 11:21). Ato e dinin se Jezusi i donte dhe se dashuria bënte të mira. E dinin gjithashtu  se Jezusi bënte mrekullira dhe e prisnin një të tillë.

Dy motrat donin aq shumë që vëllai i tyre të shërohej, por Jezusi kishte në mendje ta ringjallte. Jezusi nuk donte të shëronte  vetëm trupin tokësor të Llazarit. Ai e ringjalli trupin e Llazarit, por dëshira e tij e vërtetë ishte t’i jepte jetë të përjetshme Lazarit. “Unë jam ringjallja dhe jeta.” u tha Ai motrave dhe po ta thotë edhe ty. “Ai që beson në mua, edhe sikur të duhej të vdesë, do të jetojë” (Gjoni 11:25) “Unë kam ardhur të jap jetë” (Gjoni 10:10).

Ndoshta edhe ju i keni kërkuar Jezusit shërim, qoftë për trupin e sëmurë të të dashurve tuaj apo për shërimin e ndonjë miqësie të prishur dhe të pa shpresë. Shërimi është një e mirë e përkohshme, por ringjallja zgjat përgjithmonë. Jezusi mund t’i përgjigjet lutjes tuaj për shërim që në këtë moment. Por Ai dëshiron t’ju ofrojë diçka më të mirë—një ringjallje, që zgjat përgjithmonë.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Bonnie Sala

Bonnie Sala është presidente e shërbesës Guidelines. Ajo është autore e meditimeve Fillo nga e Para, meditime të cilat frymëzohen nga mëngjeset e saj të hershme kur kalon kohën personale me Jezusin dhe Fjalën e Tij. Ky program transmetohet në radiot në Amerikë por edhe në Filipine, Singapor dhe Afrikë. Ajo është një folëse ndërkombtare në konferenca të ndryshme.


Free!

REGJISTROHUNI