Gjymtyrë të ndryshme por një trup i vetëm!

I gjithë trupi i Krishtit përfiton kur besimtarët përdorin dhuntitë që Perëndia u ka dhënë.

Është pikërisht ajo kohë e vitit që anëtarët e kishave mblidhen për t’u kujdesur për ndërtesat e tyre, duke i pastruar me themel dhe duke u pregatitur për dimrin. Ka shumë gjëra për të bërë dhe askush nuk është e thënë që një person i vetëm t’i kryejë të gjitha.

Punëtorët më të fortë merren me punët e rënda si lëvizja e mobiljeve ose vazot e rënda të pemëve, ndërsa ata me gishta të shkathët pastrojnë pluhurin nga hapësirat e vogla. Të vegjlit energjikë çojnë në vend furnizimet, ndërsa të tjerët përgatisin pije freskuese për të gjithë. Kur i gjithë kongregacioni punon si ekip, të gjitha detyrat përfundojnë në kohë dhe të gjithë dalin të fituar.

Çelësi është reciprociteti. Në marrëdhëniet e ndërsjella, ne nuk jemi gjithmonë njësoj, por duhet të jemi po aq të përkushtuar për të ndihmuar sa të mundemi me aftësitë dhe talentet që Perëndia na ka dhënë. Siç tha apostulli Pal në 1 Korintasve 12:14-18, “Trupi nuk është një gjymtyrë e vetme, por shumë” dhe ” Por Perëndia ka vënë çdo gjymtyrë të trupit si ka dashur.”

Mendoni për këtë gjë:

A e përmbushni rolin që keni në trupin e Kishës suaj? Nëse jo, çfarë mund të filloni të bëni në mënyrë që trupi të bekohet fuqishëm?

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr Charles Stanley

Dr. Charles Frazier Stanley është Pastor Emeritus i Kishës së Parë Baptiste në Atlanta, Georgia, pasi shërbeu si pastor i lartë për 51 vjet. Ai është themeluesi dhe presidenti i In Touch Ministries, i cili transmeton gjerësisht predikimet e tij përmes televizionit dhe radios.


Free!

REGJISTROHUNI