Me siguri ke dëgjuar njerëzit të thonë ose mund ta kesh thënë dhe vetë se, “E sotmja është një ditë e keqe.” Ndoshta tubacionet e kuzhinës janë bllokuar, shefi nuk është në humor ose makina ka filluar të jap probleme. Secila prej këtyre sfidave mund të sprovojë temperamentin tonë, të ndikojë perspektivën tonë, ose të vjedh gëzimin tonë. Ne themi: “Nesër do të jetë më mirë” duke u dorëzuar për të sotmen. Ne heqim dorë nga e sotmja duke pritur të nesërmen! Por ne nuk duhet të mbetemi pengje të rrethanave tona. Kur pranon Krishtin, paqja gëzimi, forca, durimi janë të tuat. 1 Gjonit 4:4 thotë, …Ai që jeton në ty, është më i madh (më i fuqishëm) se ai që është në botë. Nuk ka të bëjë me ato gjëra që ndodhin rreth teje, por ka të bëjë me atë që është duke ndodhur në ty. Ndaj ja pse nuk duhet të pranoni që një ditë thjesht po shkon keq! Sot ju mund të zgjidhni të bëni shumë gjëra për ta përmirësuar ditën tuaj.
1.Thuaj jo shqetësimit
Nëse do të ktheheshit në shtëpi sot e do të vinit re që është mbushur me insekte, çfarë do të bënit? A do të jetonit bashkë me këto insekte? Apo do t’i shfarosnit ato? Ajo që është interesante është se ne do të bënim çmos të hiqnim insektet nga shtëpia jonë e sidoqoftë lejojmë gjëra edhe më të dëmshme të dëmtojnë jetën tonë.
Imagjinoni për pak, frikën, ankthin, stresin dhe shqetësimin. Të gjitha këto janë insekte emocionale që enden nëpër skutat e shpirtit tonë. Ashtu si insektet, këto ndjesi nuk janë të shëndetshme, janë të shëmtuara dhe preferojnë errësirën. Në vend që të bashkëjetosh me shqetësimin dhe ankthin duhet të veprosh menjëherë. Ne duhet të themi pa hezituar, “Nuk kam për të lejuar në asnjë mënyrë që shqetësimi të prek jetën time!”… duke hedhur tej çdo barrë dhe mëkatin që na qarkon vazhdimisht duke na joshur, le të rendim me durim në udhën që është përpara nesh. —Hebrenjve 12:1
2. Vendosni të ndihmoni të tjerët
Kur ne vetë ndihemi se nuk po kalojmë një ditë të mirë, zakonisht nuk mendojmë aspak se duhet të ndihmojmë dikë tjetër. Ne priremi të fokusohemi tek vetja dhe zakonisht kjo është gjëja më e keqe që mund të bëjmë sepse rrit mjerimin tonë në vend që ta largoj atë. Cili është momenti më i bukur i një ditëlindjeje? Nuk është momenti kur ti hap dhuratat e tua sado të bukura të duken ato. Pjesa më e bukur është kur shikon njerëzit e dashur të jetës tënde të hapin ato dhurata që i ke dhuruar. Ka diçka të mrekullueshme kur ne shikojmë gëzimin që dhuratat u japin të tjerëve. Ju mund ta përjetoni këtë gëzim dhe kënaqësi më shpesh. Mund ta përjetoni çdo ditë! Kur vendosni të ndihmoni të tjerët, jo vetëm që do të përmirësoni jetët e tyre por do të përmirësoni dhe jetën tuaj.
3.Ëndërroni ëndrra të mëdha
Një mënyrë tjetër për ta bërë një ditë më të mirë është të filloni të ëndërroni sërish. Efesianëve 3:20 thotë: “ Tani atij që, sipas fuqisë që vepron në ne, mund të bëjë jashtë mase më tepër nga sa kërkojmë ose mendojmë! Ju inkurajoj të ëndërroni ëndrra të mëdha, të guximshme, të mbushura me besim për jetën tuaj. Ëndërroni për ato gjëra që e ardhmja juaj mund të ofrojë. Ëndërroni për ato gjëra që mund të realizoni me ndihmën e Perëndisë. Ëndërroni për gjërat e gëzueshme dhe aventurat që Ai ka përgatitur për ju!
4.Mbyllni një projekt
Si mund të të ndihmojë kjo nëse po kalon një ditë të keqe? Ka të ngjarë që kur të jedh zgjuar këtë mëngjes, të kesh vënë re projektet e papërfunduara dhe je dekurajuar. Por ti mund të përfundosh atë që keni nisur, pavarësisht se sa gjatë mund të marrë apo se sa e vështirë është. Cilido qoftë projekti për të cilin po punon, apo për të cilin po ëndërron, jeta jote do të jetë shumë më e mirë nëse do të vendosësh të shikosh drejt fundit.