Ne nuk e dimë se cila është gjendja jote tani por në një moment të jetës tënde, ti mund të jesh lënduar, të të kenë trajtuar padrejtësisht, ose akoma më keq mund të jesh abuzuar. Përgjigja instiktive ndaj këtyre është që të kërkosh hakmarrje ose të duash të lëndosh personin tjetër në të njëjtën formë. Por Jezusi ishte i prerë kur na foli për mënyrën se si duhet t’i përgjigjeshim dikujt që na ofendon apo lëndon. Dhe më në fund edhe psikologjia është fokusuar te përfitimet që ka të falurit. Ndaj në këtë artikull ndajmë 10 mënyra që të mësojnë të falësh.
- Falja është një zgjedhje
Ti mund të zgjedhësh të qëndrosh peng i inatit, hidhërimit, fyerjes ose mund të zgjedhësh të ecësh përpara duke i lënë të gjitha këto pas. E kush do donte të zgjidhte të parat.
- Nuk ka rëndësi nëse personi e meriton apo jo
Falja nuk ka të bëj me atë që njerëzit meritojnë. Asnjëri nga ne nuk e meriton faljen por ja që Zoti përsëri na fal. E në të njëjtën mënyrë se duhet të falim atë që mund t’i quajmë keqbërësit tanë.
- Nuk do të thotë të harrosh
Të zgjedhësh të falësh nuk do të thotë që t’i harron çfarë një person bëri. Është e kundërta. Ti e pranon dhimbjen dhe përsëri vazhdon të falësh dhe kjo është ajo që e bën faljen të fuqishme.
- Është një akt individual
Duhet dy veta që të pajtohen por ama nevojitet vetëm një që të zgjedhë të drejtojë drejt faljes dhe pajtimit.
- Duhet bërë
Të falësh është një urdhër nga Jezusi, jo thjesht një zgjedhje. Luka 17:4 “Edhe sikur të mëkatonte shtatë herë në ditë kundër teje, dhe shtatë herë në ditë do të kthehet te ti duke thëne: “Pendohem”, fale“.”
- Është e mirë për shëndetin tënd
Të falësh të ndihmon të mbash një shëndet më të mirë fizik dhe emocional duke ulur presionin e gjakut dhe stresin dhe duke të ulur edhe riskun për të përdorur ilaçe kundër depresionit. Sepse dhimbja që shkaktohet nga mos-falja mund të shkojë deri në depresion.
- Falja ndërton ura
Të bësh hapin e parë do të thotë të hapësh dyert e ripajtimit. Ti nuk mund ta detyrosh dikë të pajtohet sepse ti nuk ke kontroll mbi veprimet e tij por ti mund t’i hapësh derën mundësisë për ripajtim duke filluar me faljen.
- Falja është një proces i vazhdueshëm
Falja nuk është diçka që e bën vetëm një herë por vazhdimisht. Për shembull në Bibël te Mateu 18:21-22 thuhet: “Atëherë Pjetri iu afrua dhe tha: “Zot, në se vëllai im mëkaton kundër meje, sa herë duhet ta fal? Deri shtatë herë?“.Jezusi i tha: “Unë nuk të them deri shtatë herë, por deri shtatëdhjetë herë shtatë.”
- Falja sfidon natyrën tonë
Falja shkon kundër instiktit tonë për hakmarrje. Dhe për më tepër të Romakët 12:19-21 thuhet: “Mos u hakmerrni për veten tuaj, o të dashur, por i jepni vend zemërimit të Perëndisë, sepse është shkruar: “Mua më përket hakmarrja, unë kam për të shpaguar, thotë Zoti“. “Në qoftë se armiku yt, pra, ka uri, jepi të hajë; në pastë etje, jepi të pijë; sepse, duke bërë këtë, do të grumbullosh mbi krye të tij thëngjij të ndezur“. Pra mos u mund nga e keqja, por munde të keqen me të mirën.
- Dorëzoja Perëndisë
Të falësh do të thotë ta lësh çështjen në duart e Perëndisë. Jezusi nuk bëri asnjë mëkat dhe nuk u gjet asnjë mashtrim në gojë të tij“. Kur e fyenin, nuk e kthente fyerjen, kur vuante, nuk kërcënonte, po dorëzohej tek ai që gjykon drejtësisht. Ne duhet ë bëhemi vazhdimisht si Jezusi, edhe në këtë rast, dorëzojani Perëndisë lëndimin tuaj dhe falni.