Sekretet e familjeve të lumtura

Bruce Feiler, autore e Sekretet e familjeve të lumtura, ndan disa sugjerime për prindërimin. Prindërimi është i rëndësishëm sepse kontribuon tek e arshmja e shoqerisë për aq kohë sa vepron drejtperdrejt te fëmijët. Ne do të donim të ndanim me ju më shumë të ashtuquajtura “sekrete”, për të pasur një jetë familjare të lumtur.

 

 1.Struktura

A besoni se një strukturë e përditshme është një pjesë e rëndësishme e programit ditor në jetën e një fëmije? A mendoni se kjo ndikon sjelljen e tyre?

Kërkimet kanë treguar se rutina dhe një program i rregullt është jashtëzakonisht i dobishëm për fëmijët. Por ajo që është më e rëndësishme është se vazhdimisht duhet t’i ndryshosh këto rutina për t’ju përshtatur fazave të ndryshme të rritjes së fëmijëve.

Ne sugjerojmë të shtoni një takim familjar në jave, ku drejtohen 3 pyetje:  1) Cfarë ka shkuar mirë në familjen tonë gjatë kësaj jave?  2) Çfarë nuk ka shkuar mirë? 3) Për cfarë do të biem dakord që të punojmë javën që vjen?  Pika kyçe është që t’i lejoni fëmijët të marrin pjesë me mendimet e tyre. Kërkimet kanë treguar se fëmijët që planifikojnë kohën e tyre, që vendosin qëllime të përjavshme dhe vlerësojnë punën e tyre marrin më shumë kontroll në jetë dhe janë më të motivuar.

   2.Konsumimi i vakteve si një familje

Në ditët e sotme në një familje, jo shumë prej tyre mund të hanë së bashku çdo ditë. Megjithatë kujtoni se kur flasim për konsumimin e ushqimit së bashku, gjëja më e rëndësishme nuk është ngrënia, por bisedat që ndërtohen. Mjaftojnë sikur 10 minuta bisedë ndërtuese në çdo vakt së bashku.  Por nëse nuk mund të konsumoni darkën bashkë si familje, atëherë provoni të mblidheni përpara orarit të gjumit. Madje dhe sikur të keni një vakt së bashku një herë në javë dhe kjo do të ishte e dobishme.

   3.Besimi            

Vazhdimisht kërkimet kanë treguar se familjet në besim janë më të lumtura. Kjo sepse besimi inkurajon marrëdhëniet mes njëri tjetrit. Lumturia lidhet ngushtë me marrëdhëniet që ne krijojmë, dhe familja jonë e besimit është një komunitet më i madh që na jep mundësinë të krijojmë marrëdhënie me kuptim me njerëzit e tjerë.

  4.Mbani martesën tuaj gjallë

Nëse kaloni kohë me partnerin tuaj, kjo është përtëritëse. Mes detyrave të shumta që mund të keni si prindër, mos harroni se dashuria juaj për njëri tjetrin do të reflektohet dhe tek fëmijët tuaj. Dilni së bashku në takime. Takohuni me çifte të tjera për të inkurajuar dhe nxitur njëri-tjetrin. Kushtojini vëmendje vetes dhe marrëdhenies suaj në çift.

  5.Përfundimi

Familjet e lumtura kanë tre gjëra të përbashkëta. Ato përshtaten gjatë gjithë kohës. Anëtarët flasin me njëri tjetrin. Ata dalin dhe luajnë me njëri tjetrin. Dhe bëjnë diçka akoma dhe më të rëndësishme: Ata vendosin se do të punojnë për familjen e tyre. Në fund të fundit ky do të ishte mësimi më i rëndësishëm. Cili është sekreti i një familjeje të lumtur?

Provo, ti të krijosh një të tillë!

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI