Si të kalosh pikëllimin?

Humbja e një njeriu të dashur është padyshim një prej dhimbjeve më të mëdha që një person mund të përjetojë. Kur humbja ndodh, pikëllimi dhe dhimbja është e pashmangshme. Por si duhet të reagojmë kur ndjehemi të pikëlluar? Çfarë thotë fjala e Zotit për pikëllimin? Si mund të inkurajojmë dikë që është në dhimbje? Si mund të kalohet pikëllimi?

Për programin “Zgjohu Pozitiv”, në Radio 7 ishte i ftuar  pastori dhe njëkohësisht sekretari i përgjithshëm  i Vëllazërisë Ungjillore shqiptare, Ergest Biti.

Ai fillimisht u shpreh se pikëllimi është shkalla është e lartë e mërzitjes, por Bibla na flet për sigurinë që ne duhet të kemi në çdo kohë tek Zoti, pasi Perëndia është ai që kujdeset për ne edhe gjatë periudhës së pikëllimit. Ne mund të gjejmë ngushëllim vetëm tek Perëndia, Ai është Zoti që na qëndron pranë, na mban dhe na jep forcë për të ecur përmes kohërave të vështira.

“Ajo që Bibla na mëson ne është që në këtë kohë  të vështirë, në kohën kur ti je në mes të pikëllimit tënd ki sytë tek Zoti, ki besimin tek Zoti. Në fakt kjo është mënyra e vetme si ne mund ta kalojmë sa më lehtë këtë periudhë të vështirë. Ka shumë vargje në Bibël që flasin për pikëllimin, sidomos Psalme, si Psalmet e Vajtimit. Psalmet e Vajtimit janë ato kur psalmisti kalonte kohën më të vështirë të jetës dhe përsëri shkonte dhe çlirohej tek Zoti, shkonte dhe lutej përpara Perëndisë. Bibla na flet për sigurinë që ne kemi në çdo kohë, edhe në kohë pikëllimi. Ne kemi siguri sepse Zoti është me ne. Perëndia është ai që kujdeset për ne edhe gjatë kësaj kohe”.

Më tej, pastor Biti shprehet se ne si të krishterë jemi thirrur me një qëllim dhe ne duhet të vazhdojmë garën në të cilën jemi thirrur të vrapojmë deri në kohën që Jezusi do që ne të vrapojmë.

“Ne duhet të kuptojmë se si të krishterë jemi thirrur me një qëllim. Gara jonë nuk përfundon në kulmin e pikëllimit tonë, por as në kulmin e gëzimit tonë. Sepse ne dimë që në jetën e njeriut ka kulm pikëllimi, ka kulm gëzimi, ka kohë të bukura, kohë të vështira, kohë të gëzuara, kohë me vuajtje, por ne duhet të dimë që edhe pas një kohe pikëllimi vjen një kohë gëzimi. Ne duhet të vazhdojmë garën në të cilën ne jemi thirrur të vrapojmë deri në kohën që Jezusi do që ne të vrapojmë. Pavarësisht nëse jemi në pikëllim apo jemi në gëzim, ne duhet të vazhdojmë në të njëjtin ritëm garën në të cilën jemi. Duhet të mendojmë për më pas, se çfarë vjen pas kësaj kohe të vështirë që unë po kaloj, duhet të mendojmë që ditët tona nuk kanë përfunduar ende dhe ne duhet te marrim më të mirën prej tyre. Ne duhet të shijojmë ato kohë që po vijnë pas nesh. Pra në një kohë pikëllimi, ne nuk duhet të mendojmë që përfundoi këtu, por ne duhet të mendojmë që ne po vazhdojmë garën në të cilën Jezusi, Zoti ynë na ka thirrur të vrapojmë”.

Biti shprehet se mënyra më e lehtë për të kaluar kohët e vështira dhe pikëllimin është të vendosim fokusin tek Zoti dhe të qëndrojmë  të rrethuar me njerëz të tjerë, duke inkurajuar njëri-tjetrin, sepse në këtë mënyrë ne ndajmë pikëllimin me ta.

“E para të kemi fokusin me Zotin, por gjithashtu të qëndrojmë me këta njerëz që janë në mes të pikëllimit. Kisha është një arsye shumë e mirë për të qenë pranë njerëzve. Kur jemi në kishë ne aty mund të lutemi, por gjithashtu edhe mund të ndajmë sfidat me besimtarët. Të kalosh këto kohë të vështira me persona të tjerë është mënyra më e mirë e mundshme, që mund të ndash barrën tënde me dikë tjetër. Kisha është vendi ku ne ndajmë zemrën me pastorin, ku ne ndajmë zemrën me drejtuesit, me besimtarët. Ai është vendi ku ne duhet të inkurajohemi dhe ku duhet të mbështetemi. Pra mos të qëndrojmë në vetmi, por të qëndrojmë në shoqëri me njerëz të tjerë”.

Mesazhi i pastorit është që ne si të krishterë të nxitojmë të ndajmë lajmin e mirë dhe shpresën tek sa më shumë njerëz.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI