Tek Fjalët e Urta 27:17 lexojmë: Hekuri mpreh hekurin, kështu njeriu mpreh fytyrën e shokut të tij.
Ne të gjithë kemi nevojë për miq, me të cilët të ndajmë gëzimet dhe dhimbjet tona, kohët argëtuese dhe kohët kur përjetojmë lëndime të thella. Megjithatë, zhvillimi dhe vazhdueshmëria e një miqësie kërkon përpjekje. Një miqësi e ngushtë kërkon komunikim të fortë, sinqeritet, besim dhe respekt reciprok. Mënyra se si ne i ndërtojmë miqësitë tona do të vendosë nëse ato miqësi do të na ndihmojnë ose do të na lëndojnë.
Për sa kohë që kemi dashuri, do të shërbejmë. Askush nuk është i padobishëm për sa kohë është shok i dikujt.
Çfarë Është Miqësia?
Miqësia është një marrëdhënie reciproke e pëlqimit dhe e dashurisë ndërmjet dy njerëzve. Një miqësi e përgjegjshme përfshin një përkushtim për të kërkuar më të mirën për tjetrin, edhe kur tjetri ka karakteristika që ty nuk të pëlqejnë.
“Vaji dhe parfumi gëzojnë zemrën, kështu bën ëmbëlsia e një shoku me këshillat e tij të përzemërta”, (Fjalët e Urta 27:9)
Gjërat që duhen të merren parasysh për një miqësi të shëndetshme
- Kuptoje . . . Që ke nevojë për shokë të mençur. (Fjalët e Urta 13:20)
- Kërko . . . Për të tjerë që kanë nevojë për një shok. (Filipianëve 2:4)
- Kërkoji . . . Perëndisë që të të sjellë një shok besnik në jetë. (1 Gjonit 5:14)
- Ji . . . I afrueshëm, duke u buzëqeshur të tjerëve. (Fjalët e Urta 15:13)
- Folu . . . Të tjerëve me emër. (Gjoni 10:3)
- Dëgjoji . . . Me vëmendje të tjerët. (Predikuesit 3:7)
- Bëj . . . Komplimente të vërteta dhe inkurajoji të tjerët. (Fjalët e Urta 16:21)
- Ndihmoji . . . Të tjerët t’i artikulojnë ndjenjat e tyre. (Fjalët e Urta 27:9)
- Kërko . . . Për thelbin e të vërtetës në kriticizmin e shokut tënd. (Fjalët e Urta 27:17)
Gjëra që nuk duhen në miqësi
- Mos prit të të afrohen të tjerët. (2 Timoteut 1:7)
- Mos ndaj vetëm fakte me të tjerët, por edhe ndjenjat e tua. (Psalmi 51:6)
- Mos prit që të pëlqehesh nga të gjithë. (Fjalët e Urta 15:18)
- Mos u përqendro tek interesat e tua, por pyet për gjërat që u interesojnë të tjerëve. (Filipianëve 2:3)
- Mos nxito të tregosh mendimet e tua. (Fjalët e Urta 18:2)
- Mos mbaj përbrenda mosfalje për gabimet që të janë bërë në të shkuarën. (Fjalët e Urta 17:9)
- Mos ndaj me të tjerët informacion negativ. (Fjalët e Urta 16:28)
- Mos ler që shoku yt të zërë vendin, që duhet ta ketë vetëm Perëndia. (Eksodi 20:3)