Pavarësisht nëse e besoni apo jo, në një farë mënyre apo në një tjetër në jetën tuaj, ju jeni një udhëheqës! Mund të jeni një prind, një shef, një menaxher ose thjesht udhëheqni në një farë aspekti.
Janë 5 mënyra që personat udhëheqës, por edhe çdo individ tjetër duhet të ketë parasysh në mënyrë që jo vetëm të përmirësoni jetën tuaj, por edhe të ngrini lart jetën e të tjerëve.
- Kujdesuni për punonjësit tuaj.
Kujdesuni për punonjësit tuaj më shumë sesa rezultatet dhe ata do të bëjnë gjithçka që munden për ta bërë biznesin tuaj të funksionojë. Kontributi i tyre është shumë i rëndësishëm, se sa mund të mendoni.
- Vlerësoni të gjithë qenien e punonjësve tuaj.
Liderët më të mirë vlerësojnë në tërësi individin – mirëqenien e tyre emocionale, mendore, fizike dhe madje shpirtërore, për të arritur rezultate të jashtëzakonshme. Studimet e ndryshme tregojnë se një qasje më njerëzore dhe vlerësuese ndaj punonjësit tuaj do të prodhojë rezultate të mëdha.
- Drejtoni me ndjeshmëri
Një udhëheqës empatik është i rëndësishëm në mbajtjen e punonjësve të angazhuar. Udhëheqja empatike nënkupton dëgjimin dhe angazhimin në nevojat e punonjësve tuaj. Sidoqoftë, nëse nuk jeni të trajnuar të kuptoni se si t’i njihni dhe t’i përgjigjeni këtyre nevojave, kjo mund të ndikojë negativisht në marrëdhënien tuaj.
- Fitoni respekt
Si udhëheqës është e rëndësishme të keni besimin dhe respektin e punonjësve tuaj. Por mos e fitoni këtë respekt përmes frikës dhe duke ushtruar presion mbi punonjësit tuaj. Jini transparent dhe bashkëpunues, kjo do të eleminojë shumë marrëdhënie toksike.
- Jini aty për të ofruar mbështetje dhe ndihmë.
Para se të hidhni fajin tek performuesit e ulët, merrni parasysh stresin dhe ankthin e pakapërcyeshëm që punonjësit ndjejnë sidomos në këtë periudhë si pasojë e pandemisë Covid-19, pasigurisë ekonomike dhe trazirave shoqërore.
Një studim i fundit zbuloi se 53 përqind e të rriturve amerikanë raportuan se shëndeti i tyre mendor ishte ndikuar negativisht nga shqetësimi dhe stresi në lidhje me Covid-19. Nëse nuk keni bërë sa duhet si udhëheqës për të adresuar problemet e punonjësve tuaj është koha të ndërmerni hapa konkretë për t’iu ofruar atyre mbështetje dhe ndihmë.