1.Bëja të ditur menaxherit rastet kur të kanë shërbyer shumë mirë.
Shumicën e kohës, kur një klient kërkon që të flas me menaxherin, e bën sepse do të ankohet. Ndryshojeni këtë gjë, dhe kur kasheri ose kamarieri e bën punën shumë mirë me ju, ose me dikë tjetër që po sillet shumë keq, tregojani këtë gjë menaxherit. Kjo në fakt do bëj dy njerëz të lumtur në një ditë, edhe punonjësin edhe menaxherin.
2. Bëj një punë për dikë tjetër.
Në shtëpi dhe në zyrë, ka gjëra që askush nuk dëshiron t’i bëj. Kjo mund të jenë puna e recepsionistes kur ajo është me pushime, apo larja e enëve. Asnjëra nga këto nuk janë punë të vështira, kështu bëj ndonjërën prej tyre. Por mos shko që tua thuash të gjithëve pastaj, thjesht bëje, ata do ta venë re vetë.
3.Bëji një kompliment kolegëve.
Thuaji kolegut se ka bërë një prezantim të mirë, komplimentoji aftësitë e tij apo të saj. Nuk është detyra jonë që t’u tregojmë kolegëve se ku dështojnë. Përkundrazi kur ju thoni se janë duke punuar shumë mirë, dita e tyre ndryshon. Kur ti komplimenton një koleg për punën e mirë që ka bërë, me siguri që ai do ta bëj përsëri punën mirë.
4.Falëndero bashkëshortin ose bashkëshorten
Shumë prej nesh shterohemi nga energjitë në fund të ditës. Ne kemi punë për të bërë, fëmijë për të mbajtur dhe tuba lavamanësh që kujtohen të rrjedhin atëherë kur ne duhet të ikim më të shpejtë. Kur këto nuk shkojnë mirë , ne përfundojmë duke u grindur me personin që duam më shumë por që e marrim për të mirëqenë, bashkëshortin/en. Përpiquni që të mos e bëni një gjë të tillë dhe falënderojeni bashkëshorten, për çfarëdolloj gjëje që mund të jeni falënderues. Ndoshta je e acaruar sepse bashkëshortit udhëton gjithë kohës. Në vend se të zemërohesh, falenderoje që po punon shumë. Ndërsa bashkëshortët do të ishte mirë që vaktet e darkës të mos i merrnin të mirëqena por të falenderojnë kur pjata shtrohen në tavolinë, edhe nëse janë vakte të thjeshta. Nëse nuk e ke bërë vetë, duhet të falënderosh dikë. Janë mamatë ato që kujdesen për larjen e rrobave, bebet edhe gatimet. Ato meritojnë një falënderim për këtë dhe kur e marrin , buzëqeshja do të shfaqet në fytyrat e tyre.
5.Lër bakshish
Në vend që të shkosh në një restorant ku më shumë paguan për ambientin se sa për ushqimin, shko në një restorant që është më i lirë dhe kështu do të kesh mundësinë për të lënë më shumë bakshish. Personi që po ju shërben do të ndihet i vlerësuar dhe rrjedhimisht, i lumtur. Të njëjtën gjë mund të bësh edhe në parukeri apo kudo tjetër ku lihen bakshishe.
6.Dëgjo
Një mënyrë e thjeshtë për të bërë dikë të ndihet i vlerësuar është thjesht t’i dëgjosh. Përpiqu që ti kuptosh mendimet e tyre dhe vendose veten në vendin e tyre. Mos i ndërpre, dhe nëse nuk kupton diçka, pyetini në vend që të bëni sikur nuk vutë re se çfarë thanë. Mund të kesh një mik që i duket se nuk i kushtojnë aq vëmendje sa duhet, e ju mund ta bëni atë person më të lumtur duke i qëndruar pranë dhe duke e dëgjuar.
Fokusohuni te ajo që po thonë, e mos i gjykoni. Largojeni telefonin tuaj kur miku juaj po flet dhe jepini vëmendjen që meriton.