Përpara marrjes së vendimeve të rëndësishme ose mund të përfshihemi në panik, ose të vendosim t’i besojmë Perëndisë. Ndajmë disa vargje biblike që do t’u ndihmojnë në vendimmarrjen në karrierën tuaj.
Bëj më të mirën për përgjegjësinë që të është lënë.
Tërë ato që dora jote gjen për të bërë, bëji me gjithë forcën tënde. Predikuesi 9:10
Disa njerëz bëjnë përpjekje më të vogla kur shohin se po vjen një ndryshim në karrierën e tyre. Gjithsesi, ne duhet të përpiqemi shumë fort edhe kur punojmë me njerëz të vështirë. Sepse më shumë rëndësi ka shpërblimi shpirtëror se ai material.
Kalo më shumë kohë me Perëndinë.
Sytë e mi paraprijnë natën për të menduar thellë fjalën tënde. Psalmi 119:148. Kur është koha që të marrim një vendim në karrierë, jemi më të sigurt në marrjen e këtij vendimi, nëse kemi kaluar kohë duke menduar dhe duke u lutur. Ne do të aplikojmë për një punë, do të japim intervista dhe do të prezantojmë më mirë kur mendojmë dhe lutemi.
Jepi fund ankthit për të ardhmen.
Mos u brengosni, pra, për të nesërmen, sepse e nesërmja do të kujdeset vetë për vete. Secilës ditë i mjafton pikëllimi i vet“. Mateu 6:34. Në periudhat kur iu duhet të merrni vendime të rëndësishme në karrierë niveli i ankthit rritet. Ndaj kjo është periudha në të cilën nevojitet më së shumti që ne të lexojmë Biblën sidomos për sigurinë që ajo na jep si në vargun e mësipërm.
Kërko këshillë nga ata që i përkasin fushës tënde
Planet bëhen të qëndrueshme nga këshilla; prandaj bëje luftën me këshilla të urta. Fjalët e urta 20:18. Është e rëndësishme për ne që të marrim udhëzime dhe urtësi nga këshillues të ndryshëm, sidomos nga ata që kanë eksperiencë në fushat që kemi interesin më të madh. Eksperiencat e tyre mund të ndryshojnë nga tonat, por përsëri ka fryte që mund t’i grumbullojmë nga udhëtimi i tyre. Ndërsa ne pyesim dhe kërkojmë këshilla mbi shqetësimet tona, do të kuptojmë më mirë se ku duam të jemi dhe çfarë duam të shmangim.
Injoroje tundimin për të bërë paranë qëllimin tënd kryesor.
Kush ėshtė i dhėnė pas parasė, nuk ngopet kurrė me para, dhe kush dėshiron pasuritė nxjerr pėrfitim prej tyre. Edhe kjo ėshtė kotėsi
Shumica prej nesh konsiderojnë paratë përpara se të konsiderojnë aspekte të tjera të vendimmarrjes në karrierë. Ndonëse është e rëndësishme që të kujdesemi për familjet dhe nevojat tona, duhet të jemi të kujdesshëm sa i përket joshjes nga paraja. Të ardhura më të larta zgjidhin shumë probleme, por gjithashtu na vendosin përpara gjërave me të cilat nuk jemi të përgatitur të ballafaqohemi.
Organizoje jetën tënde, duke u përgatitur për ndryshim
Vër në vijë punët e tua të jashtme, vër në rregull arat e tua dhe pastaj ndërto shtëpinë tënde. Fjalët e Urta 24:27. Kur e dimë se shumë shpejt do të na duhet të marrim një vendim në karrierë, ne fillojmë të organizojmë buxhetin. Duke e ndryshuar me zgjuarsi stilin tonë të jetesës, ne e përgatisim veten për mbijetesë në ditët që do të kemi më pak. Kështu marrim vendime të vogla, me të cilat do të bekohemi në të ardhmen.