Çfarë duhet bërë për të mbrojtur speciet që po zhduken?

Mëso se cilat janë kafshët që janë të rrezikuara të zhduken pranë zonës ku jeton. Mundohu që të ndash me familjarët dhe miqtë e tu  informacionet e mrekullueshme mbi jetën e egër , mbi zogjtë , peshqit dhe bimët që kanë habitatin pranë vendit ku jetoni. Hapi i parë për t’i mbrojtur këto specie në rrezik është duke mësuar se sa interesante dhe të rëndësishme janë.  Bota natyrore  na ofron ne shumë shërbime të pazëvendësueshme siç janë ajri i pastër dhe uji, ushqimi dhe burime kuruese. Për të kuptuar më shumë se cilat janë kafshët që mund të kërcënohen nga zhdukja, merrni një informacion më të detajuar në internet.

Vizito një park kombëtar

Vizito një park kombëtar  për kafshët e egra, ku mund të shohësh nga afër gjallesa nga më të ndryshmet.  Këto toka të mbrojtura  japin mundësinë për krijimin e një habitati të përshtatshëm për shumë kafshë të egra.  Shkencëtarët thonë se mënyra më e mirë për të mbrojtur specie në rrezik është duke ruajtur vendet ku ato jetojnë.  Mund të përfshihesh duke u ofruar si vullnetar për të shërbyer sadopak në shërbimet që nevojiten brenda këtyre ambienteve.

Përdorimi i tepërt i pesticideve

Pesticidet mund t’i  bëjnë oborret të duken më  bukur, por ato janë në fakt ndotës të rrezikshëm që ndikojnë tek kafshët e  egra në shumë nivele. Shumë herbicide dhe pesticide kërkojnë një kohë të gjatë për t’u degraduar dhe ndikojnë  në tokë ose në të gjithë zinxhirin ushqimor. Predatorët si bufat, dhe kojotat mund të dëmtohen nëse ata hanë kafshë të helmuar. Disa grupe kafshësh si amfibët janë veçanërisht të cenueshëm ndaj këtyre ndotësve kimikë dhe vuajnë shumë si rezultat i niveleve të larta të herbicideve dhe pesticideve në habitatin e tyre.

Ecni ngadalë kur i jepni makinës

Shumë kafshë jetojnë në zona të zhvilluara dhe kjo do të thotë se ata duhet të lëvizin në një ambient  plot me rreziqe që u  kanosen nga njerëzit. Një nga pengesat më të mëdha për kafshët e egra që jetojnë në zonat e zhvilluara janë rrugët. Rrugët ndajnë habitatin dhe paraqesin rrezik të vazhdueshëm për çdo kafshë që përpiqet të kalojë nga njëra anë në tjetrën. Pra, kur ju jeni rreth ambientit të tyre, ngadalësoni shpejtësinë  dhe kontrolloni me kujdes mos ju kalojnë përpara kafshë të egra.

Ricikloni

Ricikloni dhe blini produkte të qëndrueshme që zgjasin. Blej letër ricikluese, produkte si bambu dhe produktet e drurit që rekomandohen nga Këshillit i  Mbikëqyrjes së Pyjeve për të mbrojtur speciet pyjore. Ricikloni telefonat tuaj celularë, sepse një mineral që  përdoret në telefonat celularë dhe pajisje të tjera  elektronike, nxirret duke hedhur mina  në habitatin e gorillës. Minimizoni përdorimin e vajit të palmës sepse pyjet ku jetojnë tigrat janë duke u prerë për të mbjellë plantacione të palme

Asnjëherë mos bleni produkte të prodhuara nga lloje të rrezikuara të kafshëve. Udhëtimet jashtë shtetit mund të jenë emocionuese dhe zbavitëse, dhe të gjithë dëshirojnë një suvenir. Por nganjëherë suveniret bëhen nga speciet që janë  afër zhdukjes. Mos e mbështesni  tregun që zhvillohet mbi vrasjen e  kafshëve të egra duke përfshirë : zhguall breshke, fildishin, koralet. Gjithashtu, kini kujdes me produktet që përfshijnë gëzof  nga tigrat, arinjtë polare, vidrat e detit dhe kafshët e egra të tjera të rrezikuara, lëkurën e krokodilit, majmunët dhe  shumicën e zogjve të gjallë .

Ngacmimi i kafshëve të egra

Ky është një akt mizor dhe i paligjshëm. Xhirimi duke i dëmtuar , kapja ose detyrimi i një kafshe të rrezikuar është gjithashtu e paligjshme dhe mund të çojë në zhdukjen e tyre. Mos merrni pjesë në këtë aktivitet dhe njoftoni sa më shpejt që ta shihni atë në zyrën e zbatimit të ligjit për kafshët e egra.

Mbroni ambientin ku jetojnë

Mbroni habitatin e kafshëve të egra. Ndoshta kërcënimi më i madh që hasin shumë lloje është shkatërrimi i i habitatit. Shkencëtarët na tregojnë se mënyra më e mirë për të mbrojtur speciet e rrezikuara është mbrojtja e vendeve të veçanta ku ata jetojnë. Jeta e egër duhet të ketë vende për të gjetur ushqim, strehim dhe për të rritur të vegjlit e tyre. Prerja e pemëve, shpimet e naftës dhe gazit, krijimi i kullotave dhe zhvillimi, të gjitha shkaktojnë shkatërrimin e habitatit. Habitati i specieve të rrezikuara duhet të mbrohet dhe këto ndikime minimizohen.

Duke mbrojtur habitatin, të gjitha komunitetet e kafshëve dhe bimëve mund të mbrohen së bashku. Parqet strehimore për kafshë të egra dhe hapësira të tjera të hapura duhet të gjenden pranë komunitetit tonë. Hapësira e gjerë  na siguron edhe vende të mëdha për të vizituar dhe shijuar shumëllojshmërinë e këtyre gjallesave. Mbështetni habitatin e kafshëve të egra dhe mbrojtjen e hapësirave të  mëdha në komunitetin tuaj.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI