Si ta shmangim frikën

Gjithë bota është duke kaluar një situatë të pazakontë si pasojë e virusit Covid-19. Pandemia ka shkaktuar në rradhët e njerëzve pasiguri dhe frikë për të ardhmen. Por a është normale që ne si besimtarë të ndjejmë frikë në një situatë të tillë dhe si ta shmangim atë?

Për të diskutuar për këtë çështje, në një lidhje telefonike për programin “Zgjohu Pozitiv” në Radio 7 ishte pastor Tomor Ajeti. Ai u shpreh se është normale është që njerëzit të ndjejnë frikë, por për një besimtar nuk është normale të jetojë me frikë. Sipas tij është ndryshe të kesh frikë dhe ndryshe të jetosh me frikë.

Më tej, pastori Ajeti këshillon që kushdo që ndeshet me frikën të afrohet më shumë me Perëndinë dhe fjalën e tij dhe të gjejë ngushëllim tek premtimet e Perëndisë. Bibla është plot me premtime të mrekullueshme që na sigurojnë që Perëndia është me ne dhe nuk duhet të kemi frikë.

“Unë e shikoj në fjalën e Zotit që kur besimtarët kanë pasur frikë, e vetmja gjë që i ka ngushëlluar ka qenë prania e vetë Perëndisë dhe fjala e Perëndisë sepse ajo gjithmonë na siguron ne për praninë e tij, na siguron ne për mbrojtjen e Perëndisë dhe që Perëndia është me ne. Prandaj iu këshilloj që kushdo që ndeshet me frikën, jo vetëm për Covid sepse njerëzit mund të kenë frikë edhe për të ardhmen e tyre, mund të kenë frikë se mund të humbasin punën, ka lloj frikërash në botë, por unë do të këshilloja që ata njerëz t’i afrohen Perëndisë më shumë, t’i afrohen fjalës së Perëndisë dhe të gjejnë ngushëllimin tek premtimet e Zotit. Bibla është plot me premtime të mrekullueshme që na sigurojnë që Perëndia është me ne. Perëndia nuk na lë asnjëherë vetëm. Besimtari duhet të gjejë ngushëllimin  në premtimet e Zotit dhe jo tek gjërat fizike që e rrethojnë. Besimi dhe siguria jonë duhet të jenë vetëm tek Perëndia dhe fjala e tij”.

Pernëdia nuk na lë në vështirësi, ai është dashuri dhe ne duhet të besojmë se në çfarëdo situatë sado e vështirë të jetë ajo, Jezusi është aty.

“Ne duhet të themi me plot besim se Perëndia është ndihmuesi ynë dhe ne nuk duhet të kemi frikë, nëse Perëndia është me ne, kush mund të jetë kundra nesh ose çfarë mund të ngrihet kundra nesh. Ne duhet të besojmë se në çfarëdo situatë, sado e vështirë të jetë ajo, Jezusi është aty. Perëndia nuk i lë fëmijët e tij, nuk i braktis. Ai nuk na lë ne në vështirësi, kjo nuk është natyra e Perëndisë, natyra e Përëndisë është dashuria dhe dashuria nuk bën një gjë të tillë. Dashuria nuk të lë në baltë, nuk kënaqet me vështirësitë që ti po kalon, por ajo përpiqet të të ndihmojë, të të inkurajojë, forcojë dhe të të nxjerrë nga balta, këtë bën Perëndia jonë”.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI