Si ta njohim Zotin më mirë?

Por Jezusi, duke u përgjigjur u tha atyre: “Ju bëni gabim, sepse nuk e kuptoni as Shkrimin as pushtetin e Perëndisë.– Mateu 22 : 29

Ajo që besoni për Zotin ndikon në shumë aspekte të jetës suaj: marrëdhëniet, moralin, qëllimin dhe vetëvlerësimin tuaj. Megjithatë, ajo që ne besojmë për Zotin nuk është gjë tjetër veçse një grumbull idesh dhe perceptimesh, të formuara në fëmijëri dhe të përforcuara nga përvoja personale, të mira dhe të këqija. Për shkak të këtij kuptimi të shtrembëruar, e fajësojmë Atë për zgjedhjet  që ndërmarrim dhe për gjërat  e këqija që na ndodhin.

Një keqkuptim i zakonshëm i natyrës së Perëndisë është se Ai karakterizohet nga zemërimi, duke kërkuar gjithmonë hakmarrje ndaj mëkatarëve. E për pasojë besojmë se vështirësitë janë një gjykim ose ndëshkim nga Perëndia. Kjo pikëpamje e shtrembëruar çon në besim të bazuar në frikë, ose në mosbindje ndaj Perëndisë.

Në të vërtetë, Perëndia na do aq shumë, sa dërgoi Birin e Tij për të paguar për mëkatet tona me anë të  vdekjes së Tij! Bibla thotë: “Dhe ne njohëm dhe besuam dashurinë që Perėndia ka për ne… Në dashuri nuk ka frikë, madje dashuria e përsosur e nxjerr jashtë frikën, sepse frika ka të bëjë me ndëshkimin, dhe ai që ka frikëė nuk është i përsosur në dashuri. (1 Gjonit 4:16,18).

Ne nuk mund ta përkufizojmë Zotin por mund t’a njohim Atë personalisht. Bibla ka plot vargje që përshkruajnë karakterin e Perëndisë. Kthehuni tek shkrimi për të kuptuar më mirë se kush është Perëndia. Lexoni Biblën,lini mënjanë historitë që i keni treguar vetes, dhe lexoni historinë e vërtetë.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Bonnie Sala

Bonnie Sala është presidente e shërbesës Guidelines. Ajo është autore e meditimeve Fillo nga e Para, meditime të cilat frymëzohen nga mëngjeset e saj të hershme kur kalon kohën personale me Jezusin dhe Fjalën e Tij. Ky program transmetohet në radiot në Amerikë por edhe në Filipine, Singapor dhe Afrikë. Ajo është një folëse ndërkombtare në konferenca të ndryshme.


Free!

REGJISTROHUNI