Po ta bësh këtë, gjërat do të shkojnë mirë.

Isaia 36:16. Mos dëgjoni Ezekian, sepse kështu thotë mbreti i Asirisë: Bëni paqe me mua dhe dorëzohuni, dhe secili prej jush do të mund të hajë frutat e vreshtit të vet dhe të fikut të vet, dhe secili do të mund të pijë ujin e sternës së vet.

Tani, me qëllim që ta kuptojmë këtë varg dhe të vërtetën jashtëzakonisht të rëndësishme që ilustron, ne duhet të kuptojmë kontekstin. Pra, asirianët, ushtria e huaj, kishin pushtuar kombin e Judës dhe kishin rrethuar qytetin e Jeruzalemit me disa qindra trupa përreth qytetit dhe po kërcënonin se do të merrnin kontrollin e tij. Ndaj mund ta imagjinoni që njerëzit në Jeruzalem ishin të frikësuar. Ata ishin të tmerruar dhe nuk dinin çfarë të bënin.

Kështu, mbreti i Asirisë, përmes lajmëtarit të tij, vjen dhe thotë: “Bëni paqe me mua. Dorëzohuni dhe më besoni. Ejani tek unë dhe gjithçka do të jetë e mirë për ju. Do të hani frutat e vreshtit tuaj. Do të keni fikun tuaj dhe do të pini ujin e sternës tuaj.”. Ai po thoshte këtë… po ta shihni në kontekst ai po thoshte këtë: “Mos i besoni Perëndisë! Mos i besoni mbretit tuaj që ju thotë të keni besim te Perëndia. Përkundrazi, besojini mbretit të Asirisë dhe gjithçka do t’ju shkojë mbarë.”.

Në këtë tablo unë dua që të mendoni për jetën tuaj dhe për të gjithë premtimet joshëse të kësaj bote, për të gjithë shtigjet që bota ofron duke thënë: “Po ta bësh këtë, gjërat do të shkojnë mirë. Nëse e pranon këtë përparësi, nëse e arrin këtë gjë në botë, atëherë do të kënaqesh. Nëse e shikon këtë imazh në internet ose në telefon, kjo do të sjellë kënaqësi. Nëse shkon në atë drejtim, atëherë do të jetë mirë për ty. Nëse ke kaq para, nëse ke këtë punë, nëse ke marrëdhënie me atë person, nëse sheh këtë ose atë, atëherë gjërat do të të ecin mbarë.”.

Ne kemi gjithfarë gënjeshtrash pikërisht si kjo tablo e Asirisë që rrethon qytetin e Jeruzalemit. Edhe ne rrethohemi nga gjithfarë tundimesh në botë që thonë se nëse e bëni këtë, gjërat do të jenë të mira. Nëse e bëni këtë, nëse e pranoni këtë, nëse e përjetoni këtë, atëherë do të jeni mirë. Por në mes të gjithë kësaj ne duhet të dëgjojmë zërin e Perëndisë që thotë: “Besoni te Unë. Ato gjëra nuk ju sjellin kënaqësi. Po, premtojnë kënaqësi, por ky është mashtrimi i botës. Këto gjëra që premtojnë gëzim dhe kënaqësi në jetë, nuk sjellin asgjë nga këto.”.

Ndaj ne lutemi në jetën tonë sot, Perëndi. Na ndihmo të shohim përmes mashtrimit të kësaj bote përreth. Çdo çast, gjatë gjithë ditës, na ndihmo të shohim që gjërat e kësaj bote, zotërimet e kësaj bote, fama e kësaj bote, kënaqësitë e kësaj bote, nuk sjellin kënaqësinë e vërtetë, nuk sjellin gëzimin e vërtetë. Në fakt, ato gjëra na çojnë larg kënaqësisë, gëzimit dhe jetës që gjendet veç në Ty, ndaj Perëndi, na ndihmo t’i kthejmë sytë nga Ti. Na ndihmo të besojmë në Ty ndërsa bombardohemi nga gjithë këto gënjeshtra në botë që na bëjnë të mendojmë se nëse i kemi këto gjëra atëherë do të jemi të lumtur, nëse jemi në pozitë atëherë do të jemi të lumtur. Zot, kënaqësia dhe gëzimi ynë gjenden vetëm në Ty. Na ndihmo të pushojmë në Ty. Na ndihmo të kënaqemi në Ty dhe na ndihmo në këtë proces, që të shohim premtimet mashtruese të kësaj bote që në thelb janë zbrazëti. Në emrin e Jezusit ne lutemi. Amen.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth David Platt

David Platt shërben si pastor në kishën McLean Bible Church në Washington, D.C. Ai është themeluesi i shërbesës ‘Radikal’. Ai është autori i disa librave, përfshirë, Radikal, Radikal së bashku, Më ndiq, Diçka duhet të ndryshojë.


Free!

REGJISTROHUNI