Bibla thotë tek 1 Pjetrit 5:7 “dhe gjithë merakun tuaj hidheni mbi të, sepse ai merakoset për ju”. Ky varg është më shumë se thjesht një nocion. Lutja ka fuqi që të na ndihmojë për të luftuar ankthin dhe depresionin. Shkencëtarët po kërkojnë të shohin se çfarë ndodh në trupat e atyre që luten dhe që besojnë në Zot.
Këta shkencëtarë të cilët i kanë shtrirë kërkimet e tyre në U.S dhe në Kanada, kanë gjetur se truri i atyre personave që kalojnë kohë në lutje dhe meditim është ndryshe. Andrew Newberg, një shkencëtar neurolog, i cili punon pranë Universitetit të Pensilvanisë ka skanuar trurin e njerëzve besimtarë për më shumë se një dekadë. Ai ka dalë në përfundimin se njerëzit të cilët luten e çojnë në gjendje pasive lobin parietal, i cili merret me përpunimin e informacionit sensorial (shqisor).
“ Kur njerëzit humbasin ndjesinë e vetes së tyre, ata ndjejnë një gjendje plotësimi dhe shkrirjeje me Zotin. Duke humbur këtë ndjesi të vetvetes, ankthi, depresioni dhe frika largohen.
Disa nga këta shkencëtarë kanë vënë re gjithashtu disa ndryshime në trurin e një personi që lutej për periudha të shkurtra për çdo ditë. Kur ne praktikojmë lutjen përditë, kjo mund të çoj në ndryshime sistematike të trurit. Ne po trajnojmë mendjet tona për t’u fokusuar në prezencën e Zotit. Ndërsa kjo bëhet një zakon, ne nuk jemi më të varur ndaj emocioneve të bazuara tek frika, siç janë ankthi apo depresioni. Në kohën që ne lutemi ne shpallim se varemi vetëm nga Zoti dhe se e lëmë Atë që të jetë në kontroll të gjithçkaje.
Një studim i publikuar në Sociologjinë e Besimit sugjeron se lutja mund të largojë ankthin e njerëzve dhe të ndihmojë që të lehtësojë shqetësimet, kjo varet sidomos nga fakti se sa e fortë dhe e sigurt është marrëdhënia e tyre me Zotin. Për shumë individë, Zoti është një burim i madh komforti dhe fuqie, e kjo e bën botën që të duket më pak kërcënuese dhe e rrezikshme.
Aftësia që ka lutja për të na çliruar nga ankthi dhe depresioni ndodh vetëm atëherë kur marrëdhënia jonë me Zotin është e sigurt. Kur ne besojmë se Zoti na do dhe ne i lemë Atij në dorë të gjitha gjërat që mund të na nevojiten, ne largohemi nga stresi dhe nga shqetësimi dhe hymë në një vend shërimi. Ka aq fuqi në lutje që jo vetëm të ndryshojë situatën për të cilën je lutur, por madje edhe të ndryshojë atë që po lutet. Kur ne jemi në prezencën e Zotit, ne kemi lënë jetët tona përpara Tij dhe jemi tërësisht të nënshtruar dhe në varësi të tij.
Bibla thotë tek Jakobi 4:8 “Afrojuni Perëndisë dhe ai do t’ju afrohet.”
Një tjetër benefit i madh i lutjes është paqja. Bibla na tregon tek Filipianët 4:6 “Mos u shqetësoni për asgjë, por, në çdo gjë, ia parashtroni kërkesat tuaja Perëndisë me anë lutjesh dhe përgjërimesh, me falënderim.”
Kur ne lutemi në prezencën e Zotit, ne kërkojmë paqe dhe Shkrimet na thonë se nuk asgjë për të cilën duhet të jemi në ankth kur ne e kërkojmë Atë në lutje. Ne e dimë që Zoti është larg nesh kur zemrat tona nuk gjejnë paqe dhe Zoti është prezent në zemrat tona kur paqja është prezent në ne. Kërkoni Zotin në lutje sot.