Sezoni i alergjive në Pranverë

Pranvera është periudha  e vitit për alergjitë sezonale. Duke qenë se  pemët fillojnë që të lulëzojnë dhe polenat lëshohen në atmosferë, ata që vuajnë nga alergjia, nisin të kenë sekrecione  dhe të teshtijnë. Edhe pse nuk ka një formulë magjike, për të kuruar alergjitë e pranverës, ka disa mënyra për t’i luftuar ato, që nga mjekimet e deri tek zakonet e mirëmbajtjes të shtëpisë.

Çfarë  i shkakton alergjitë pranverore?

Një nga faktorët që shkakton pjesën më të madhe të alergjive pranverore është poleni që lëshohet në ajër nga pemët.  Kur poleni mbërrin në hundët e dikujt që është alergjik,ai shkakton që sistemi imunitar të veprojë shumë më tepër se ç’duhet.

Duke qenë se sistemi imunitar gabimisht i sheh këto polena sikur të jenë trupa të huaj, ai nis të çlirojë antitrupa- substanca që zakonisht identifikojnë dhe sulmojnë bakteret, viruset dhe të tjerë organizma që shkaktojnë sëmundje. Këta antitrupa sulmojnë alergjenët, gjë që çon në çlirimin e histaminës në gjak.  Histamina shkakton  rrufë, sy të kuq dhe simptoma të tjera të alergjisë.

Simptomat e alergjisë kanë tendencën që të jenë më të larta në ditë me puhizë, pasi era transporton polenat përmes ajrit. Ndërsa në ditët me shi, ka më pak polena pasi shiu shpëlan ajrin dhe largon alergjenët

Disa nga mënyrat që mund të ndihmojnë një person që vuan nga alergjitë pranverore janë:

  1. Mbyllni dritaret kur fryn puhiza dhe hapni ajrin e kondicionuar, pasi ajri i kondicionuar mund të largojë me 90- 95 % të pjesëzave të ajrit që gjendet brenda.  Sigurohuni që mos të hapni as dyert e as dritaret kur ka shumë polena në ajër në mënyrë që ato mos të jenë pjesë e shtëpisë suaj.
  2. Një dush ndihmon. Sa herë që ju futeni në shtëpi, ju sillni me vete edhe pjesëza nga jashtë. Pasi keni qenë në lëvizje, rrobat tuaja, këpucët dhe lëkura, janë të mbushura me pjesëza të vogla alergjenësh. Bëni një dush dhe ndërroni rrobat  tuaja, kjo do t’ju ndihmojë që të jeni më të qetë.
  3. Mbani një dietë të shëndetshme. Një studim ka treguar se fëmijët që hanë një dietë me perime të freskëta, fruta dhe fruta të thata- veçanërisht nëse ata konsumojnë  mollët, rrushin, portokallët dhe domatet, ata kanë më pak simptoma alergjie.  Përpiquni që t’i shtoni vaktit tuaj  të paktën një frut të freskët dhe perime çdo vakti.
  4. Përdorni një spray nazal, sepse kjo do t’ju ndihmojë  për pastrimin e mukusit të hundës dhe mund të lehtësojë simptomat e alergjisë. Ju mund ta bleni atë të gatshëm në farmaci apo mund ta përgatisni  vetë në shtëpi, duke përzier  gjysmë luge çaji me kripë dhe sodë në rreth 220 mililitër ujë të ngrohtë ose të sterilizuar.
  5.  Mundohuni të kontaktoni me mjekun tuaj për çdo shqetësim sepse alergjia mund të ketë pasoja të rënda nëse nuk kurohet në kohë.
Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI