Të gjithëve na ka ndodhur të paktën një herë ose më shumë të përballemi me një ditë të vështirë. Na duket sikur asgjë nuk po shkon mirë. Shpesh herë i dëgjojmë njerëzit të thonë: :”Oh ditë tersi sot”. Për të kuptuar se si do te shkojë dita e tyre. Shumë njerëz bazohen te parashikimi i yjeve apo vendosin besimin te besëtytnitë për të kuptuar se si do të shkojë dita e tyre. Këto nuk janë të vërteta. Të gjitha ditët Zoti i krijuar njësojë. Por ja që shpeshherë gjërat ndërlikohen por nuk është faji i ditës. Në vend që të përdorni strategji për të gjetur zgjidhje pranojeni atë si çdo ditë tjetër të bekuar. Ka disa mënyra se si mund ta përballojmë më lehtë një ditë të keqe.
E para: Pranojeni atë si çdo ditë tjetër.
Shpesh na ndodh të fajësojmë të tjerët dhe veten kur diçka nuk shkon mirë. Në vend që të gjeni fajtorin përpiquni ta kaloni lehtë atë situatë. Në çdo kohë jemi thirrur të bëjmë të mirën, në ditë të mira dhe të vështira. Siç thuhet edhe në fjalën e Zotit: “Kështu kuptova që nuk ka gjë më të mirë se sa të gëzohesh dhe të bësh mirë sa je gjallë.”Sa më shpejt ta kapërceni atë situatë të vështirë aq më shpejt do të bëni përpara. Përpiquni ta kuptoni se çfarë mësuat nga ajo situatë e vështirë dhe çfarë mund të bëni ndryshe në të ardhmen, në mënyrë që të shmangni incidentet dhe problemet që ju dalin përgjatë ditës.
Dil, shkëputu për një moment
Ndonjëherë duke shtuar një grimcë spontaniteti ndihmon për të ndryshuar ditën tuaj të keqe dhe të ngarkuar. Kjo bën që t’ju sjellë në humor të mirë. Trajtojeni veten me një kafe, ose merrni 5 min kohë për të dalë jashtë për të marrë ajër ose mund të lexoni diçka motivuese në mënyrë që të vazhdoni përpara me pjesën tjetër të ditës. Bëni diçka, jeni ju që mund ta ndryshoni rrjedhën e ditës tuaj.
Qeshni me zë të lartë
Është shumë e rëndësishme të jeni në humor çdo ditë . E qeshura ju jep fuqi për të ndryshuar gjendjet negative, në pozitive. Buzëqeshja është si një armë që lufton pengesat që na dalin përpara. Qeshni, edhe pse në atë moment do të ndiheni qesharakë ose të trishtuar, pasi më vonë do të kuptoni aftësinë tuaj për të lëvizur përtej gjendjes negative që pushton ditën tuaj.
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7
Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.
Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.
Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.
Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.