Në qoftë se ju vetë nuk keni përjetuar diçka të tillë si humbja e një njeriu të dashur në jetën tuaj, por njihni dikë që ka pësuar një humbje dhe është në depresion, ne do t’ju ndihmojmë që të njiheni me disa mënyra ngushëlluese për ti qëndruar sa më pranë atyre që përjetojnë një dhimbje të tillë. Është e vështire të kuptojmë dhimbjen që dikush po kalon. Ne shpesh na ndodh që nuk dimë mënyrën e duhur se si t’ua lehtësojmë sado pak dhimbjen e tyre. Ka disa mënyra se si mund të bëhemi të pranishëm në dhimbjen e tyre:
Të jemi të gatshëm pa shtuar presion
Është ngushëlluese t’u thoni, ”unë jam këtu për ty, sa herë që kë nevojë për mua. Por në qoftë se ju duhet të qëndroni vetëm, për mua është në rregull. Kjo tregon gatishmërinë tënde për të kuptuar vendimin e mikut tënd për të qëndruar vetëm. Dërgimi i luleve është një element ngushëllues ose thjesht t’i thuash: “Nuk kam për të qëndruar gjatë. Jam këtu vetëm në qoftë se ke nevojë për mua.” Mund ti dërgosh emal ose ti telefonosh për ti thënë: “Më telefono sa herë ke nevojë për mua.
Pyet para se të flasësh
Historia e humbjes së dikujt është e dhimbshme. Lëri hapësirë të ta tregojë historinë e humbjes të njeriut më të dashur në pjesë të ndara .Pyete si e humbi atë person të shtrenjtë, si e ka përjetuar në mënyrë që të ndajë me ju atë çfarë ndjen. Është e lehtë për të ofruar këshilla kur nuk dimë se çfarë të themi. Pa dashjen tonë përpiqemi të themi fjalë të pamenduara mirë.
Bëj diçka dhe kur nuk di se çfarë
Një nga gjërat më jetëdhënëse është mbështetja në lutje për mikun tënd. Kjo tregon besnikëri. Lutja është mbulesë dashurie dhe e siguron personin që përjeton dhimbje se nuk është vetëm. Ftoje të hajë drekë ose darkë me ty duke e ftuar në shtëpi apo jashtë. Kështu i kujton mikut tënd që përjeton dhimbjen se nuk është vetëm dhe nuk është i harruar.