Personaliteti ynë pëson disa ndryshime me kalimin e viteve. Eshtë zbuluar se mes moshës 20-40 vjecare te njerzit forcohet nevoja për arritje, autonomi,dominim dhe pakësohet nevoja për të bashkëpunuar dhe për të formuar shoqëri. Duke kaluar përmes vështirësive dhe angazhimeve të reja ne kemi hyrë në një fazë të re të jetës sonë. Por përgjatë këtij kalimi ne ndryshojmë sjellje për shkak se pësojmë tranzicion kur disa nga synimet tona nuk realizohen. Ndonjëherë përpiqemi që për shkak të ndryshimit që pësojmë duam të ndryshojmë edhe të tjerët. Dhe duam që të bëhen ashtu siç duam ne por kjo është një përpjekje e kotë. Ja disa këshilla ndihmuese për ju.
Mëso të dëgjosh dhe dëgjo të mësosh
Akti i të dëgjuarit ka fuqinë të transformojë ty dhe të tjerët në të njëjtën kohë. Një filozof ka thënë:”Me të vërtetë siç fjala ka fuqi të bëjë mrekulli edhe dëgjuesit mund të punojnë për të bërë mrekullia…”pra duke I dëgjuar të tjerët ti ndërton veten dhe të tjerët. Nëse ne e kultivojmë këtë aftësi në çdo stinë të jetës sonë do të kuptojmë rregullimet e imta deri në detaje që Perëndia bën për ne.
Kultivo ndjeshmërinë
Ndjeshmëri do të thotë të vësh veten në pozicionin e tjetrit duke menduar si do të ndjeheshit në vendin e tij . Pra, ku shoku juaj i vetëm është i vetmuar uluni me të. Kur shoku juaj ankohet se nuk ka fjetur kujtojuni një kohë kur dhe ju vetë jeni ndjerë i rraskapitur nga kërkesat e jetës . Një fjalë si”më tepër” ka më shumë pushtet se sa një “ju duhet”. Kjo është e bukura e trupit:Perëndia na ka caktuar dobësinë dhe forcën në kohë të ndryshme dhe na thërret të mbajmë barrët e njëri-tjetrit. Te Marku 2:1-12 na tregohet për miqtë e një të paralizuari të cilin e çuan atë në një takim ku ndodhej Jezusi, duke besuar se Ai do ta shëronte. Ne jemi ftuar të jetojmë në të njëjtën mënyrë në situata të vështira. Duke mbajtur të dashurit tanë para Zotit dhe duke besuar se Ai i shëron dhe është pranë atyre në çdo kohë.
Ndal! Supozimeve
Një ngjarje përvuajtur në jetën e dikujt nuk është domosdoshmërish e gjithë historia e jetës së tij. Shpesh ne kemi gjykuar miqtë tanë për gabimet e tyre,ne supozojmë dheshohim vetëm anën e jashtme. Në të vërtetë duhen bërë përpjekje për të parë të kaluarën e tyre me emocion dhe duke mos gjykuar të shkuarën e tyre por duke ofruar dashuri.
Festoni një mision të përbashkët
Në fund, pa marrë parasysh si duken jetët tona nga jashtë, ne kemi të gjithë një mision të përbashkët diçka që na lidh së bashku. Pa marrë parasysh se cili është arsimi ynë, karriera , marrëdhëniet ose statusi familjarë, si dishepuj të Jezusit , ne kemi një mision të vetëm. Ai na ka porositur të ndajmë Ungjillin me dhuratat që na ka besuar duke i ftuar në një botë në Unitet dhe Qëllim. Është koha të heqim sytë tanë gjykues dhe të duam njëri-tjetrin në çdo kohë.