Prindërimi është puna më kërkuese, shpërblyese dhe ndërtuese e besimit, që ju do të ndërmerrni ndonjëherë…
Bibla na thotë tek Psalmi 127: “Ja, bijtë janë një trashëgimi që vjen nga Zoti; fryti i barkut është një shpërblim.”
Të qenit prind është një dhuratë. Prindërimi është puna më kërkuese, më shpërblyese dhe ndërtuese e besimit, që ju do të ndërmerrni ndonjëherë. Marrëdhënia prind – fëmijë qëndron në balancën e kujdesshme të miratimit me dashuri dhe disiplinimit me dashuri.
E gjithë dashuria në botë, nuk mund ta zëvendësojë disiplinën e perëndishme. Dhe as disiplina nuk mund të zëvendësohet nga dashuria e butë. Fëmijët presin që prindërit e tyre t’i sigurojnë të dyja këto.
Kuptoni se fëmijët tuaj janë një prioritet i dhënë nga Perëndia; ata janë “fusha më e afërt dhe më e qëndrueshme e misionit” tuaj.