Si e kuptoj unë vlerën time

Le të themi se ju zotëroni një vepër arti të bukur – një pikturë, një vazo kristali madhështore ose mbase një skulpturë antike. Sa kushton ajo? Mbase ju nuk e dini çmimin. Por ka një mënyrë për ta mësuar sa kushton. Ekspertët na tregojnë se kur bëhet fjalë për vënien e një çmimi te një vepre arti, vlera e saj varet nga tre gjëra:
Kush e krijoi atë
Sa janë si ajo vepër arti
Sa shumë është i gatshëm të paguajë dikush për të.
Ndaj lejomëni t’ju pyes: “Cila është vlera juaj?”. Përgjigja mund të gjendet duke parë përgjigjet e atyre tre pyetjeve më sipër:
Kush ju krijoi? Artisti më i madh i universit – Perëndia!
Sa janë si ju? Vetëm një – ju jeni unike.
Sa shumë ishte dikush i gatshëm të paguante për ju? Perëndia ishte i gatshëm të jepte vetë jetën e Birit të Tij që t’ju jepte mundësinë të kishit një marrëdhënie me Të. Ja sa të vlefshme jeni ju!

Nuk ndiheni kështu?
Në librin e tij “Të bëhesh ai që Perëndia synoi”, Dejvid Ekmen e përshkruan Perëndinë duke e shpjeguar këtë për ne:
“Im bir po vdes sepse ju vleni sa një Bir për mua.” E pabesueshme!
Ja se çfarë është shkruar te Letra dërguar Romakëve, kapitulli 5: “Vështirë, në fakt, se vdes dikush për një të drejtë; mbase ndonjë do të guxonte të vdiste për një njeri të mirë. Por Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne” (Romakëve 5:7,8).
Perëndia dëshiron të ketë një marrëdhënie të ngushtë dhe intime me ju pikërisht aty ku jeni. Ndaj mos e nënvlerësoni veten. Përkundrazi, çoni kokën lart dhe kujtojini vetes se Perëndia thotë që jeni një vepër arti që është jashtëzakonisht e vlefshme për Të. Dita dhe jeta juaj mund të ndryshojë duke e ditur këtë.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Darlene Sala

Darlene Sala ka pasur një shërbesë active si gruaja e një pastori dhe këshilltare, mësuese Bible, misionare, autore dhe drejtuese e shërbesës Ndërkombtare të Guidelines. Në qendër të shërbesës së saj është të ndihmojë gratë të kuptojnë vlerën e tyre në Krishtin. Ajo flet në konferenca për familjen në kishat në SHBA, Filipine, Kinë , Ukrahinë Rusi dhe Afrikë.


Free!

REGJISTROHUNI