Lutuni për brezin  e ardhshëm!

Çdo vit që kalon, ka gjithnjë e më shumë ndikime të paperëndishme që konkurrojnë për vëmendjen e të rinjve të kombit tonë. Vlerat biblike perceptohen si të çuditshme dhe të vjetruara. Familjet e krishtera janë nën sulm nga të gjitha anët. Si do ta gjejë ndonjëherë brezi në i ri forcën për të ndjekur rrugët e Perëndisë dhe për të qenë luftëtarë për Krishtin?

Mijëra vjet më parë, psalmisti bëri të njëjtën pyetje: “Si mundet një i ri të bëjë rrugën e tij të pastër?” Ai iu përgjigj: “Duke e ruajtur me fjalën tënde[të Perëndisë]” (Psalmi 119:9).

Lexoni Psalmin 127. Vargu 3 thotë: “Ja bijtë janë një trashëgimi që vjen nga Zoti,…”. Trashëgimia është një dhuratë dhe ne duhet ta ruajmë mirë atë që na është dhënë. Kjo vlen jo vetëm për prindërit, por edhe për çdo anëtar të kishës së Perëndisë. Secili prej nesh është thirrur për të ngritur lart brezin e ardhshëm në lutje, për të trajnuar të rinjtë në jetën tonë në gjërat e Zotit dhe për të qenë një shembull i perëndishmërisë.

Çdo gusht, pak para fillimit të vitit të ri shkollor, ne lutemi për studentët ndërsa ata kthehen në shkollë. I lutemi Perëndisë që të kujdeset për të vegjlit tanë që fillojnë kopshtin ose kthehen në shkollën e mesme dhe lutemi që Ai të jetë me nxënësit e shkollave të mesme dhe të kolegjit ndërsa ata përballen me një sërë presionesh akademike dhe sociale. Por çfarë ndodh me pjesën tjetër të vitit?

Nëse vërtet dëshirojmë që Zoti të punojë në jetën e fëmijëve tanë, ne duhet ta bëjmë lutjen për ta një përparësi në jetën tonë. Pavarësisht se sa e ngarkuar bëhet jeta, nuk duhet të jemi kurrë shumë të zënë për lutje. Kur bëhet fjalë për të rinjtë tanë, ai duhet të jetë prioriteti ynë i parë.

Lutje: Zot, faleminderit për “trashëgiminë” që më ke dhënë nëpërmjet të rinjve që ke vendosur në jetën time. Më ndihmo të marr kohë për t’u lutur për ta. Faleminderit për privilegjin për të ndikuar brezin e ardhshëm për Krishtin. Lutem në emër të Jezusit. Amen.

“Pastaj u tha atyre edhe një shëmbëlltyrë, për të treguar se duhet të lutemi vazhdimisht pa u lodhur,” (Luka 18:1).

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr Michael Youssef

është themeluesi dhe presidenti i ‘Leading The Way with Dr. Michael Youssef’, një shërbesë mbarë botërore që drejton ata që jetojnë në errësirë shpirtërore të zbulojnë dritën e Krishtit përmes medias dhe shërbesës në terren. Programet e tij të përjavshme televizive dhe programet e përditshme radiofonike transmetohen më shumë se 4000 herë në javë në 24 gjuhë në më shumë se 190 shtete. Ai është themeluesi i kishës së apostujve në Atlanta, Giorgia.

Dr. Youssef lindi në Egjipt, jetoi në Liban dhe Australi përpara se të vendosej në SHBA, në vitin 1984. Ai është autori i 30 librave, përfshirë dhe më të fundit, Zot më thuaj se çfarë të bëj. Ai dhe bashkëshortja e tij banojnë në Atlanta dhe kanë katër fëmijë të rritur.


Free!

REGJISTROHUNI