Shpëtimtari ynë i mëshirshëm është gjithmonë me ne në vuajtjet tona.

Vajtimet 3:22-26

Ne shpesh mendojmë për mirësinë e Perëndisë në terma të bekimeve të prekshme, por nuk duhet të ndiejmë se Zoti na do vetëm kur çdo gjë na shkon mirë. Në fakt, mirësia e Tij është  më e madhe pikërisht në orët tona  më të errëta (Isaia 43:1-2).

Një mënyrë se si Perëndia e shpreh mirësinë është nëpërmjet mëshirës së Tij. Përgjatë Ungjijve, e shohim Zotin të mbushur me dhembshuri dhe duke u shërbyer njerëzve që vuajnë. Mendoni për njeriun e pushtuar nga demonët që Jezusi takoi në vendin e Gadareasve– ai ishte i pushtuar  si në mendje ashtu edhe në trup, duke u endur lakuriq mes varrezave (Luka 8:26-39). Njerëzit e atij vendi e kishin lidhur me zinxhirë dhe pranga, dhe e ruanin, jo për të mirën e tij, por për të mirën e tyre. Me sa dimë, askush nuk ishte përpjekur t’ia lehtësonte vuajtjet.

Por kjo është pikërisht ajo që bëri Jezusi. Jo vetëm që Ai i dëboi demonët; Ai gjithashtu e veshi burrin dhe foli me të. Mund të mendojmë se shërimi i mrekullueshëm ishte më se i mjaftueshëm, por  misioni i Jezusit nuk kishte përfunduar  derisa e ktheu burrin në normalitet duke u kujdesur për nevojat e tij fizike dhe duke e mirëpritur atë përsëri në komunitet. Kjo është mirësia e Perëndisë – dashuri pa kufi (Efesianëve 2:4-7).

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr Charles Stanley

Dr. Charles Frazier Stanley është Pastor Emeritus i Kishës së Parë Baptiste në Atlanta, Georgia, pasi shërbeu si pastor i lartë për 51 vjet. Ai është themeluesi dhe presidenti i In Touch Ministries, i cili transmeton gjerësisht predikimet e tij përmes televizionit dhe radios.


Free!

REGJISTROHUNI