Ja rruga për tek Kryqi!

Unë u kryqëzova bashkë me Krishtin dhe nuk rroj më unë, po Krishti rron në mua; dhe ajo jetë që tani jetoj në mish, e jetoj në besimin e Birit të Perëndisë, që më deshi dhe dha veten për mua.- Galatsve 2:20

Ka një ndryshim të madh midis të diturit se Krishti shkoi në kryq për mua dhe të dija se në të njëjtin kryq në të cilin u kryqëzua, Ai më kërkoi të kryqëzohesha dhe unë me Të. Çfarë do të thotë kjo? Për dekada të tëra, çdo të Premte të Mirë, disa njerëz  me qëllime të mira, por të keqinformuar e lejojnë veten të kryqëzohen – të paktën për disa momente të shkurtra. Është pjesë e një tradite të diskutueshme të Pashkëve në Filipine, ku njerëzit i nënshtrohen kryqëzimeve në jetën reale si shprehje e besimit të tyre. Pastaj shkojnë në një lumë për t’u larë, duke menduar se uji që lan gjakun do të lajë edhe mëkatet e tyre.

Por Jezusi nuk po fliste fare për këtë gjë. A ju kujtohet se kur Jezusi ishte në Tokë, i thirri pasuesit e Tij të merrnin kryqin e tyre dhe ta ndiqnin Atë, dhe për më tepër, ta bënin këtë gjë çdo ditë!? Nuk ishte një lloj “një herë dhe kaq”, por diçka me të cilën duhej të luftoje çdo mëngjes që zgjohesh. Por vetë imazhi që përdori Jezusi – ai i kryqëzimit – i shqetësoi dishepujt, njësoj si neve sot. Kryqi ishte vdekjeprurës. Nuk ishte një argëtim kulturor popullor në të cilin të merreshe. Kur një njeri mbante kryqin mbi supin e tij, planet, shpresat dhe e ardhmja e tij ishte aq e errët sa vetë qefini i zi i vdekjes. Ishte vetëm çështje kohe që të arrihej fundi.

A.W. Tozeri ishte një njeri pena e të cilit depërtonte thellë si një shpatë romake. Dhe ja se si shkruan ai. “Njeriu me kryqin në supin e tij nuk e kontrollon më fatin e tij; sepse e humbi  atë kontroll kur mori kryqin. Ai kryq i rrëmbeu gjithë interesat e jetës së tij, ​​shkatërroi gjithçka. Pavarësisht nga ajo që do donte të bënte, ka vetëm një gjë që mund të bëjë; dmth, të vazhdojë të ecë drejt kryqëzimit.”

Krishti në kryq solli çlirimin nga dënimi i mëkatit tuaj, por gatishmëria juaj për ta lejuar veten të jeni atje me Të sjell çlirim nga fuqia e mëkatit. Pali e kuptoi qartë, shumë më qartë se sa ne duam të shohim. Ndaj  shkroi: “Unë u kryqëzova bashkë me Krishtin” (Galatasve 2:20).

Shën Françesku de Sales shkroi: “Kryqin që Zoti të jep tani, e ka parë me sytë e Tij të gjithëdijshëm, e ka kuptuar me mendjen e Tij hyjnore, e ka provuar me drejtësinë e Tij të urtë, e ka ngrohur me krahët e Tij të dashur dhe e ka peshuar me duart e Tij për të mos qënë as 1 cm më i madh dhe asnjë gram më i rëndë se ç’mund të mbani.”

Kryqi juaj është lidhja me vullnetin e Perëndisë dhe kërkon dorëzimin tuaj ndaj asaj që Ati dëshiron prej jush. Jo, kjo nuk është për t’u frikësuar. Është për t’u pranuar si shkallët  drejt qiellit, ecni në gjurmët e Jezusit, bëni vullnetin e Tij çdo ditë, besojini Atij për hirin dhe forcën e Tij që do ju duhet për të bërë atë që kërkon Perëndia nga ju.

Kryqi përfaqëson bindjen. Mbani mend,Shkrimi na thotë se Jezusi ishte i bindur deri në vdekje dhe e njëjta bindje gjendet në burrin ose gruan besimtare që mund të thotë me sinqeritet: “Jo vullneti im, Zot, por yti u bëftë sot!”

Për ta mbyllur – diçka për a mbartur  me vete për pjesën tjetër të ditës. Fjala që Pali përdori kur tha: “Unë u kryqëzova bashkë me Krishtin” është shkruar në një kohë që mund të përdoret dhe në të tashmen. Me fjalë të tjera, ajo filloi në një moment të caktuar. Ishte dita kur ai mori  kryqin e Tij mbi sup dhe filloi të ecte me Perëndinë, duke vazhduar  ditë pas dite, dhe ripërtërirë çdo mëngjes. Në vitin 1693, shkrimtari i himneve të krishtera, Thomas Shepherd shkroi, “A duhet ta mbajë  kryqin vetëm Jezusi dhe e gjithë bota të vazhdojë të ecë e lirë?” Jo, ka një kryq për të gjithë, dhe ka njëtë tillë dhe për mua.” Kjo është ende e vërtetë.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr. Harold J. Sala

Folësi, autori dhe mësuesi i Biblës Dr. Sala, ka themeluar Guidelines në vitin 1963. Programi i tij i përditshëm Koment për jetën, dëgjohet në mbarë botën në gjuhë të ndryshme. Sala është autori i 60 librave në 19 gjuhë të ndryshme. Ai flet dhe mëson shpesh në konferenca dhe seminare në kishat në mbarë botën.


Free!

REGJISTROHUNI