Historia e këngës “O come, O come Immanuel”.

“. . . dhe do t’i vënë emrin Emanuel, që e përkthyer do të thotë: ‘Perëndia me ne’.” (Mateu 1:23)

Ky himn e ka origjinën në latinisht, dhe daton 1200 vjet më parë. Ai është shkruar në një manastir rreth shekullit të VIII – IX. Shatë ditë para Krishtlindjes në manastire këndoheshin antifonet,  që do të thotë një himn “me dy zëra” i cili përdorej nga koret e murgjve në shërbesat e tyre të mbrëmjes gjatë Adventit.

Ky himn dhe shumë të tjerë që kanë kaluar kultura, përkthime, dhe shumë shekuj, ndryshon dhe ka variacione të ndryshme. Por në këtë rast, teksti origjinal latinisht i ka rezistuar kohës. Duke kënduar Eja Eja Emanuel, të krishterët këndojnë një himn që është jo më pak se 11 shekuj i lashtë.

Secili varg fillon me një ftesë bërë Jezusit që të vijë dhe të shpëtojë popullin e tij. Gjithashtu secili prej tyre i adresohet atij duke përdorur një emër apo imazh të ndryshëm për Jezusin të marrë nga Dhiata e Vjetër, disa prej të cilëve përfshijnë Emanuel (Isaia 7:14), Adonai (“Zot”, përdorur tek Eksodi 19:16 që kishte të bënte me dhënien e Ligjit në Malin Sinai), Filizi i Isait (Isaia 11:1), Çelësi i Davidit (Isaia 22:22), dhe Ylli i Shndritshëm (Numrat 24:17).

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI