Kjo shpresë që ne kemi është si një spirancë e sigurt dhe e patundur, dhe që hyn deri në brendësinë e velit,-Hebrenjve 6 : 19
“Ne jemi shpresues të tmerrshëm të kësaj kohë dhe epokë”, thotë pastori dhe shkrimtari, Francis Chan. “Presim më të keqen sepse jemi zhgënjyer shumë. Kur diçka e mirë ndodh përgjatë një dite, e quajmë ditë të mirë.” A jeni dhe ju kështu? Bibla thotë se ” Pritja e zgjatur e ligështon zemrën, ” (Fjalët e Urta 13:12 ESV). Humbja, dhimbja dhe zhgënjimi janë bërë pjesë e jona.
E vërteta është se, kjo jetë, llogaritë tona bankare, arritjet tona, madje edhe njerëzit përreth nesh që i duam shumë, nuk kishin për qëllim të na jepnin kurrë shpresë. Ato kurrë nuk u krijuan për të çuar drejt asaj që Bibla e quan “shpresa që nuk turpëron” (Romakëve 5:5 NASB). Perëndia dhe jo ajo çka Ai ka bërë për ne, është burimi i shpresës sonë në këtë jetë. Apostulli Pal na e thotë shumë qartë : “me anë të të cilit edhe patëm, nëpërmjet besimit, hyrjen në këtë hir në të cilin qëndrojmë të patundur dhe mburremi në shpresën e lavdisë së Perëndisë.” (Romakëve 5:2 ESV). Problemi është, thotë Francis Chan, “Shpirti ynë nuk gjen prehje në shpresën e lavdisë sëZotit!
Ku e keni vendosur shpresën tuaj për të ardhmen? A gjen shpirti juaj prehje në shpresën tek Zoti dhe lavdia e Tij apo në diçka tjetër? Shpresa e palëkundur që nuk zhgënjen kurrë gjendet vetëm në Krishtin.