Jeta jonë e të menduarit

Ndryshimi i vërtetë fillon me Frymën e Shenjtë që transformon zemrën dhe mendimet tona.

1 Korintasve 2:11-16

Perëndia i thërret fëmijët e Tij të bëjnë jetë të shenjtë. Megjithatë, në përpjekjet tona për t’iu bindur këtij urdhri, shpesh angazhohemi të ndryshojmë sjelljen tonë, vetëm për të dështuar disa ditë më pas. Problemi është se po fillojmë në vendin e gabuar.

Veprimet e paperëndishme rrjedhin nga mendimet dhe qëndrimet mëkatare, si egoizmi, lakmia, xhelozia, zemërimi, pakënaqësia dhe mosfalja. Këto mund të ndryshohen vetëm kur mendja jonë ripërtërihet nga Fryma e Shenjtë. Ndërsa kalojmë kohë çdo ditë në Shkrim, Fryma e transformon mendjen tonë dhe forcon qenien tonë të brendshme. Por, kur e lëmë pas dore Fjalën e Perëndisë, e lëmë veten të hapur ndaj ndikimit të botës dhe «mishit» tonë, që të dyja kundërshtojnë perëndishmërinë. Pastaj, nëse përpiqemi të ndryshojmë sjelljen tonë pa rregulluar të menduarit tonë, do ta gjejmë veten duke bërë pikërisht atë që duam të shmangim aq shumë (Romakëve 7:15).

Shenjtëria, nga ana tjetër, përfshin gjithë qenien tonë, prandaj Jezusi tha që ne duhet ta duam Perëndinë me gjithë zemrën tonë, me gjithë shpirtin tonë, me gjithë mendjen tonë dhe me gjithë forcën tonë (Marku 12:30). Është një proçes i përjetshëm që kërkon të mësojmë mendimet e Perëndisë dhe t’i adoptojmë ato si tonat. Pastaj, ndërsa Fryma zhvillon brenda nesh mendjen e Krishtit, veprat tona do të bëhen gjithnjë e më të shenjta.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI