Isaia 8:13. Zotin e ushtrive, atë duhet të shenjtëroni. Ai të jetë frika juaj, tmerri juaj.

Kjo profeci nga Isaia iu drejtua një populli që u tundua të kishte frikë kombet, frikë nga ajo që njerëzit mund t’i bënin atyre, dhe Perëndia, përmes profetit Isaia, tha: “Ju nuk keni pse të keni frikë nga njerëzit. Nuk keni pse të keni frikë nga ajo që kombet e tjera mund t’ju bëjnë. Përkundrazi, duhet të keni frikë Perëndinë. Le të jetë Ai frika juaj. Le të jetë Ai tmerri juaj.”. Unë mendoj për frikën dhe atë që tundohemi të kemi frikë në jetët tona. Në mendje kam djalin tim katërvjeçar që vjen tek unë natën dhe me lot në sy më thotë: “Babi, kam frikë nga errësira.”. Dhe kështu e përqafoj atë. E marr në shtrat dhe i them: “Bir, ti nuk ke pse të kesh frikë nga errësira.”. Dhe pse? I them këtë: “Sepse Perëndia është me ty dhe Perëndia është më i madh se gjithçka që mund të ketë në errësirë. Pra, ti mund t’i besosh Perëndisë.”. Dhe kjo është pa dyshim një tablo me një katërvjeçar që ka frikë nga errësira, por mendoj se gjen zbatim për shumë gjëra në jetë. Ne tundohemi që të kemi frikë nga të gjitha llojet e gjërave. Çfarë mund të na ndodhë në këtë ose në atë mënyrë? Çfarë mund të na bëjë ky njeri? Por kur kuptojmë se kush është Zotit, dhe në fakt Zoti është me ne, atëherë ne kuptojmë se nuk kemi pse të kemi frikë nga asnjë njeri dhe nga asgjë në këtë botë.

Ne e dimë që Perëndia është më i madh se njeriu dhe më i madh se çdo gjë në botë, dhe ne mund t’i besojmë Atij. Pra, nëse do të kemi frikë, atëherë Shkrimi thotë se duhet të kemi frikë nga Perëndia. Ta nderojmë Atë dhe Ai është i shenjtë. Shkrimi thotë: “Shiheni Perëndinë si Atë që ka gjithë fuqinë, gjithë urtësinë dhe gjithë autoritetin.”. Është Ai prej të Cilit duhet të kemi frikë. Është Ai që ka gjithë fuqinë për të na bërë gjithçka dhe prapë, Ky Perëndi, në mëshirën e Tij, ka premtuar ta mbrojë popullin e Tij, ka premtuar të sigurojë për popullin e Tij, ka premtuar ta ndihmojë popullin e Tij, ka premtuar të jetë me popullin e Tij. Lavdia i qoftë Zotit. Ai prej të cilit vërtet duhet të kemi frikë është Ai që na do dhe është i përkushtuar të kujdeset për ne.

Perëndi, na ndihmo të të nderojmë për shenjtërinë Tënde. Nuk ka asnjë si Ti. Përveç Teje, nuk ka asnjë prej të cilit duhet të kemi frikë. Na ndihmo, të lutemi. Na ndihmo të kemi një frikë të shëndetshme ndaj Teje. Na ndihmo të kemi frikë nga gjithçka që nuk të nderon Ty si të shenjtë. Na ndihmo të kemi frikë nga gjithçka që nuk të kënaq Ty. Ne duam të të nderojmë. Ne duam të të kënaqim. Dhe të lavdërojmë për premtimet që na jep, që nuk duhet të kemi frikë nga askush dhe asgjë në botë, sepse Ti je me ne. Dhe Ti, në Krishtin, je për ne dhe ne të lavdërojmë. Dhe ne gjejmë paqe në Ty, duke mos pasur frikë nga askush dhe asgjë në këtë botë. Ne kemi frikë vetëm prej Teje. Dhe ne të besojmë vetëm Ty, ashtu si një katërvjeçar në shtratin e tij në errësirë duke thënë: “Mirë, unë mund t’i besoj Perëndisë. Nuk kam pse të kem frikë nga errësira.”.

Perëndi, Ti ke bërë që ky realitet të jetë i vërtetë në jetët tona sot. Dhe ne gjejmë paqe në Ty. Të druhemi vetëm Ty. Qoftë kështu në emrin e Jezusit. Amen.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI