Shërim për dhimbjen emocionale të së kaluarës

Mendja jote dhe zemra jote janë të dy fusha beteje. Dhimbja emocionale e rrënjosur thellë dhemb.  Ajo të largon nga ekuilibri, të pengon planet dhe ndikon në marrëdhëniet e tua. Mund te ndodhë që ti bëhesh e mpirë prej dhimbjes dhe fillon të justifikosh reagimet dhe sjelljen tënde.

Në këtë gjendje jo të shëndetshme, ti e humbet gëzimin dhe lumturinë.  Por sado e vështirë të duket, lajmi i mirë është që ti mund mund ta lësh pas dhembjen.

Fjala e Zotit thotë që ne duhet të durojmë për pak kohë dhe është Zoti  ai që do na restaurojë.

Tek 1 Pjetrit 5:10, fjala e Zotit thotë: Perëndia i çdo hiri, që ju thirri në lavdinë e tij të përjetshme në Krishtin Jezus, mbasi të keni vuajtur për pak kohë, do t’iu bëjë të përsosur ai vetë, do t’iu bëjë të patundur, do t’iu forcojë dhe do t’iu vërë themel.

  1. Pavarësisht nga e kaluara juaj, kupto që ajo ka rëndësi

Mendoni për historinë tuaj si përgatitje. Disa njerëz fshehin histori familjare dhe jetojnë me turp. Por veprimet tona ndikojnë dhe na pajisin për qëllimin tonë të dhënë nga Zoti. Reflektoni për të kaluarën tuaj me çiltërsi. Bëni pjesën tuaj, madje numëroni dhe gabimet tuaja. Zoti është ai që pavarësisht gjithçkaje do t’iu udhëheqë përpara.

“Hapat e njeriut i drejton Zoti, kur atij i pëlqejnë rrugët e tij. Por kur njeriu rrëzohet, nuk shtrihet për tokë, sepse Zoti e mban përdore”. (Psalmi 37: 23-24)

Ju nuk mund të kontrolloni veprimet e të tjerëve, por mund të menaxhoni veprimet tuaja.

  1. Prano atë që nuk mund ta ndryshosh

Mos i jep fuqi dhimbjes. Ji mirënjohës për cilësitë pozitive që ke fituar. Nxirr mësime nga gjithçka që të ka ndodhur.  Çfarë ju ka mësuar historia juaj? A mund t’i ndihmojë të tjerët dhimbja juaj? Perëndia shpesh e përdor dhimbjen tonë për të përfituar të tjerët.

Ne jetojmë në një botë të thyer, ku dhimbja emocionale është e pashmangshme. Ne kurrë nuk mund ta harrojmë të kaluarën, por mund të zgjedhim mënyrën se si e shikojmë atë.

Por jini të mirë dhe të mëshirshëm njeri me tjetrin, duke e falur njëri-tjetrin, sikurse edhe Perëndia iu ka falur në Krishtin. (Efesianëve 4:32)

Ty nuk të pëlqen ajo që ka ndodhur, por pranoje atë dhe mbylle derën e dhimbjes duke falur veten dhe të tjerët. “Duke duruar dhe falur njeri tjetrin, nëqoftëse dikush ankohet kundër një tjetri; dhe sikundër Krishti ju ka falur, ashtu bëni edhe ju”. ( Kolosianëve 3:13)

  1. Lejo që e kaluara t’iu transformojë

Ti kurrë nuk e kupton sa i/e fortë je derisa të përballesh me sfida. Pavarësisht situatës që ke kaluar, mund të ecësh përpara me një perspektivë të re. Mëso nga e kaluara, por shmang jetesën atje. Ec përpara në rrugën që është përpara teje.

  1. Jini të sinqertë me veten

Mos fshihni ndjenjat tuaja, jini të sinqertë me veten për të nxitur shërimin. Emocionet mund të grumbullohen shpejt dhe  t’iu mbingarkojnë.

Shkëlqe dritën e ndjenjave të tua. Në vend që t’i shmangni, flisni për to. Mund t’iu ndihmojë të zbuloni pikat e dhimbjes, të merreni me to dhe t’i zëvendësoni ato me mendime pozitive.

Kujtoni atë që fjala e Zotit thotë tek Psalmi 30:11: Ti e ke kthyer vajtimin tim në valle; ma ke hequr grethoren dhe më ke mbushur me gëzim.

  1. Lëre të shkojë

Askush nuk kujdeset për lumturinë tënde aq shumë sa ti.  Ti mund t’i japësh vetes aq shumë qetësi shpirtërore në një situatë sa ti zgjedh t’i japësh. Mbylle derën e dhimbjes, mbylle fort, thjesht thuaj jo.

Krijoni një rutinë që të lejon të ridrejtosh mendimet kur të vjen në mendje një kujtim i pakëndshëm. Ti mund ta mbash të kaluarën, ose mund të heqësh dorë nga ajo. Të mbetet ty të vendosësh.

Ajo gjë që përqëndroheni rritet dhe bëhet e madhe tek ty. Ti mund të sillesh përreth me një çantë shpine trishtimi, por kujto se lumturia është një barrë e lehtë për t’u mbajtur.

Rrethohu me njerëz që të duan dhe të pranojnë. Bano në të mirën që të bën të buzëqeshësh.

Dhe mos u konformoni me këtë botë, por transformohuni me anë të ripërtëritjes së mendjes suaj, që të provoni cili është i miri, i pëlqyeri dhe i përsosuri vullnet i Perëndisë“. (Romakëve 12: 2)

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI