Lexo: Mateu 25:40
“Babai është një shërbëtor i Jezusit sepse ai është një predikues,” mendoi Anisa, duke kujtuar vargun biblik që babai i saj lexoi atë mëngjes. “Xhaxha Roberti dhe halla Klara
janë shërbëtorë të Perëndisë gjithashtu.” Halla e saj dhe xhaxhai ishin misionarë. “Por unë jam vetëm tetë vjeç. Si mund të jetë dikush në moshën time shërbëtori i Tij? – pyeti veten Anisa.
Mendimet e Anisës u ndërprenë nga zëri i mësueses së saj. Mësuese Elisabeta pyeti: “Ju lutem a mundet dikush të qëndrojë gjatë pushimit dhe të më ndihmojë me bordin e buletinit?” Fëmijëve shpesh ju pëlqen të ndihmojnë mësuesen e tyre, por këtë radhë askush nuk doli vullnetar. Anisa e cila mezi priste të luante me litar me vajzat e tjera mendoi: “Dikush duhet të ndihmoj. Unë mund të hidhem në litar në pushimin e drekës.” Kështu që ajo ngriti dorën. Në drekë, Mimoza i kërkoi Anisës të qëndronte brenda dhe ta ndihmonte të mësonte germëzimin e fjalëve. Anisa hezitoi për një moment, por qëndroi që ta ndihmonte shoqen e saj. Kur Anisa arriti në shtëpi, nëna u gëzuar që e pa. Ajo i tha: “Davidi është në gjumë dhe kam nevojë që të qëndrosh me të ndërsa e çoj Amin tek doktori. Asaj po i rritet temperatura. Teta Arisa tha që ta çoja Davidin te dera ngjitur te ajo nëse çohet.” Anisa tundi kokën e gëzuar që mund të bënte diçka për të ndihmuar. Pas darkës, atë mbrëmje, Anisa lau enët dhe më pas tundi Amin ndërsa nëna e saj vendosi Davidin në krevat. Kur të dy të vegjlit i zuri gjumi dhe lodrat ishin mbledhur, Anisa vendosi ta pyeste nënën për pyetjen që ishte në mendjen e saj gjithë ditën. Ajo pyeti: “Nënë si mund t’i shërbej unë Perëndisë? Babai është një predikues; Xhaxha Roberti dhe halla Klara janë misionarë; ti i bie organos në kishë; por unë s’bëj asgjë. Çfarë mund të bëjë dikush në moshën time për t’i shërbyer Jezusit?” Nëna e përqafoi vajzën e saj dhe thirri: “Oh, Anisa zemër, ti po i shërben Atij! Bibla na mëson se një mënyrë për t’i shërbyer Perëndisë është t’i shërbesh të tjerëve. Duke ndihmuar me punët në shtëpi—me Amin dhe Davidin—do të thotë t’i shërbesh Perëndisë.” Anisa ishte e befasuar dhe pyeti: “A është? Vërtet?” Nëna tundi kokën dhe tha: “Sigurisht që po. Unë kam folur me mësuesen tënde disa herë dhe nga sa më thotë, unë e di që ti po i shërben Perëndisë duke ndihmuar në shkollë. Ti je pa dyshim një nga shërbëtoret e Tij.” E lumtur që të mendonte që ishte një shërbëtore e Jezusit, një ndjenjë e ngrohtë e mbushi zemrën e Anisës.
A do që t’i shërbesh Perëndisë? A mendon se je tepër i ri që të jesh shërbëtori i Tij?
E ke gabim. Ti je i rritur mjaftueshëm për t’i shërbyer Perëndisë duke bërë diçka për të tjerët—prindërit e tu, gjyshërit, shokët e klasës, miqtë ose komshinjtë. Çfarë mund të bësh për dikë sot? A mund të ndihmosh me punët e shtëpisë? Të kositësh lëndinën dikujt? Të kryesh një porosi? T’i lexosh histori një fëmije më të vogël? Mendo për një mënyrë që mund të ndihmosh—dhe më pas bëje! Duke i shërbyer të tjerëve është një mënyrë sesi t’i shërbesh Perëndisë.
Shërbe për Perëndinë !